Vodno do të mbrohet me vendim të posaçëm

    Pas vendimit të Qeverisë për shpalljen e një pjese të malit Vodno si zonë e mbrojtur, aktivistët dyshojnë se me këtë vendim do të ofrohet mbrojtje e vërtetë e malit.

    “Mbrojtja e Vodnos sipas ambientalistëve nuk është thelbësore, por vetëm deklarative. Ata edhe më tej mendojnë se me vendimin e Qeverisë për zonë të mbrojtur, në Vodno përsëri do të mund të ndërtohet”.

    OJQ-të këmbëngulin në zgjidhje ligjore për malin Vodno. Tatjana Stojanovska nga nisma “E dua Vodnon” thotë se zona e mbrojtur është zvogëluar.

    Vërejtja jonë më e madhe është se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, përcaktohen zonat e veprimit në të cilat ekziston zonë e menaxhimit të qëndrueshëm, gjegjësisht rregullimi, në të cilën zonë në 38% të Vodnos do të lejohet të ndërtohet – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

    Por Ministria e Ekologjisë thotë se derisa të miratohet plani i menaxhimit të Vodnos, do të ketë ndalim të ndërtimit. Kjo do të zgjasë deri në dy vjet.

    Sipas vendimit në fjalë, deri në miratimin e këtij Plani, ndërtimi i objekteve të reja, zgjerimi dhe mbindërtimi i atyre ekzistuese dhe zgjerimi i zonave urbane në vendbanimet në territorin e zonës së mbrojtur, Vodno, është e ndaluar – njoftojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor.

    Nga Ministria e Ekologjisë edhe më tej mbeten të përmbajtur lidhur me zgjidhjen ligjore për Vodno. Deri më tani, asnjë institucion, as Qyteti i Shkupit, kryetari i të cilit ka deklaruar publikisht se është i përkushtuar për të mbrojtur Vodnon me ligj, nuk ka kërkuar zyrtarisht një gjë të tillë./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Futbolli, është vetëm për burrat?

    Lajmi i rradhës

    Përse është e rëndësishme që fëmijët të kenë dhomën personale?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë