Përse është e rëndësishme që fëmijët të kenë dhomën personale?

    Për fëmijën është e rëndësishme të ketë dhomën e tij personale duke qënë se sipas ekspertëve kjo i ndihmon të kenë një zhvillim më të mirë mendor, ata do të jenë më të aftë të përballojnë jetën ndërsa do të jenë në moshë madhore.

    Përse fëmijët duhet të kenë dhomën personale?

    • Fëmija juaj ka nevojë të zhvillohet përsa i përket të qënit i pavarur, i përgjegjshëm dhe i pjekur. Dhoma personale do të ketë efekte pozitive afatgjata tek fëmijët dhe do të ketë rëndësi më të madhe nëse fëmija ka arritur moshën e pre-adoleshencës. Ai do të ketë hapësirën e duhur për të eksperimentuar në lidhje më ato gjëra që ai ka dëshirë të bëjë në moshë madhore.
    • Ky fakt e ndihmon atë të nxjerr në pah potencialin e tij. Sipas studiuesve fëmija ka nevojë të ketë dhomën e tij personale në mënyrë që të studjojë në mënyrë më efektive. Ai nuk do të hutohet nga faktorë të jashtëm dhe për pasojë do të ketë një zhvillim më të mirë. fëmija do të ketë më shumë mundësi të zbulojë pasionet e tij.
    • Fëmija ka nevojë për privatësi. Sa më shumë rritet aq më shumë gjëra mëson, ka nevojë të vishet dhe nuk mund të preferojë ta bëjë më para jush. Ai ka nevojë të bisedojë me një mik, pra të socializohet pa u ndërprerë nga dikush nga familja.
    • Ai kupton se prindërit kanë marrëdhënien e tyre  dhe kjo nuk është e gabuar. Duke parë se prindërit janë duke e shijuar të lumtur marrëdhënien e tyre do të mësojnë të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme në moshë madhore.
    • Ata do të ndihen krenarë se do të jenë në gjendje të kujdesen për veten.
    Lajmi Paraprak

    Vodno do të mbrohet me vendim të posaçëm

    Lajmi i rradhës

    Serbia nuk do ta ekstradojë kriminelin e luftës në Bosnje, Vuçiq: Ai është mjek i respektuar

    Lajme tjera

    PREJ DITËS NË DITË

    “Punën nuk ta paguan,djersën nuk ta paguajnëedhe pikë”. Çdo ditë, që në 7:00 të mëngjesit Fildanja*, bashkë me…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë