Zgjatet vlefshmëria e vizave amerikane për shqiptarët nga tre në dhjetë vjet

    Duke filluar nga data 1 prill, vlefshmëria e vizave të biznesit dhe turistike për qytetarët shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zgjaten në dhjetë vjet, nga tre vjet që është aktualisht, që është maksimumi në mbarë botën, ka thënë sot Ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

    Ky është një hap i madh përpara për t’i afruar shqiptarët dhe amerikanët, Ambasadorja Kim tha në një video të publikuar në Twitter.

    Vendimi vjen me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe ka për qëllim ta bëjë më të lehtë qëndrimin për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara.

    “Ju do të keni mundësinë të shkoni dhe të vini në Shtetet e Bashkuara në bazë të ligjeve dhe rregullave përkatëse, pa pasur nevojë që të rinovoni vizën tuaj deri në 2031”, u shpreh Kim.

    “Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të zgjatuar vlefshmërinë e vizës në dhjetë vjet pasqyron faktin që shqiptarët gjithnjë e më shumë po ndjekin rregullat kur vizitojnë Shtete e Bashkuara. Shpresoj që të gjejmë akoma dhe më shumë mënyra për të ofruar shqiptarë dhe amerikanë së bashkua. Ne presim me kënaqësi që t’ju mirëpresim në Shtetet e Bashkuara dhe presim me kënaqësi dhe 100 vite të tjera si miq. Faleminderit”, tha Kim.

    Lajmi Paraprak

    Lewandowski ka arritur marrëveshje me Barcelonën

    Lajmi i rradhës

    Turqia sërish mikpritëse e raundit të bisedimeve Rusi-Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë