Lewandowski ka arritur marrëveshje me Barcelonën

    Barcelona ka arritur një marrëveshje personale me Robert Lewandowskin.

    Sport pretendon se sulmuesi dëshiron të largohet nga Bayern Munich për klubin katalanas, por ata do të duhet të bindin skuadrën e Bundesligës që ta shesë atë.

    Barça është e gatshme të paguajë deri në 60 milionë euro për ta sjellë sulmuesin në Camp Nou këtë vit.

    Lewandowski po vazhdon me formë impresionuese edhe këtë edicion, andaj Blaugranasit e duan me ngulm transferimin e tij.

    Edhe Bayern Munichu po e kërkon zëvendësuesin e tij, pasi nuk janë dakord për rinovimin e kontratës dhe rrugët pritet të ndahen në këtë verë.

    Barcelona synon që sa më parë të transferojë Lewandowskin, në mënyrë që të ketë më shumë hapësirë për shënjestrat e tjera. 

    Lajmi Paraprak

    A e doni Putinin? Pyetja për rusët që po largohen

    Lajmi i rradhës

    Zgjatet vlefshmëria e vizave amerikane për shqiptarët nga tre në dhjetë vjet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë