Letër e hapur për qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga Vanhoutte

    Shkruan | Peter Vanhoute
    E solli në shqip Nistori.com

    Për mosmarrëveshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

    Unë e kam ndjekur me interes diskutimin mes vendit tuaj dhe Bullgarisë. Sot, falë propozimit francez, ka një përparim serioz të mundshëm. Po, Bullgaria do të respektojë të drejtat themelore të maqedonasve lidhur me identitetin, gjuhën dhe kulturën. Në këmbim, vendi juaj më në fund do të jetë në gjendje të fillojë procesin e anëtarësimit në BE. Unë e respektoj guximin e qeverisë suaj për të rënë dakord me propozimin francez. Dhe po, ky propozim është një kompromis. Siç do të thoshin në Belgjikë: “Një kompromis është i mirë nëse të dyja palët ndihen pak të pakënaqur për rezultatin”. Por ky propozim ju lejon të filloni përfundimisht procesin tuaj të anëtarësimit. Dera është e hapur, mos e mbyllni më.

    BE-ja është e ardhmja juaj. BE-ja do të hapë shumë mundësi për zhvillimin tuaj ekonomik, për të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj. Pra, mos kini frikë të bëni opsionin e duhur, por angazhohuni aktivisht në procesin e anëtarësimit.

    E kuptoj zhurmën nacionaliste të disa partive politike. Si opozitë, roli i tyre është të kundërshtojnë – dhe le të jemi të qartë: është gjithmonë më e lehtë të kundërshtosh një vendim të qeverisë sesa të pajtohesh me të dhe ta mbështesësh atë. Të luash me emocionet në këtë rast është edhe më e lehtë. Por mos e bëni këtë herë: le të përqëndrohemi tani tek integrimi i vendit tuaj në BE dhe si do të përfitojmë të gjithë nga kjo. Le të zgjedhim prioritetet e duhura për të ardhmen tonë. Dhe për opozitën nacionaliste: sot Maqedonia e Veriut është një shtet i vërtetë kombëtar, me një kulturë specifike, me historinë e vet dhe me gjuhë dhe komunitete zyrtare të njohura. Mos u mbyllni në të kaluarën, por përfshihuni në një të ardhme të përbashkët. Ju e meritoni të bëheni një ditë anëtare e BE-së, dera është e hapur, kështu që ju lutem, shkoni!

    Dhe për çështjet e mbetura midis vendit tuaj dhe Bullgarisë, nëse ka një problem, ka një zgjidhje. Vazhdoni të flisni me njëri-tjetrin në mënyrë që të bini dakord për zgjidhjet dhe rrugën përpara. Qeveria juaj ka ministra shumë kompetentë që do të vazhdojnë t’u shërbejnë interesave tuaja. Unë kam besim se ata do të arrijnë dhe do të angazhohen aktivisht në integrimin në BE, së bashku me Komisionin e BE-së dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së. /Nistori/

    Peter Vanhoutte
    04/07/2022

    Lajmi Paraprak

    Tupançevski shkel subordinimin e Prokurorisë Publike

    Lajmi i rradhës

    Heshtje deri në 2024

    Lajme tjera

    PËR QENTË

    ËSHTË KOHA QË INSTITUCIONET TË OFROJNË ZGJIDHJE AFATGJATA PËR QENTË ENDACAKË. Në një ditë dimri në vitin 2018,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë