Në politikë urrejtjet e përbashkëta janë pothuajse gjithnjë bazë e miqësive

    Blend Hodai

    Nuk ka asgjë të keqe “per se” me inkuadrimin e ASh në qeveri, pasi vet qëllimi i partive politike është të fitojnë pushtet qeverisës nëpërmjet rrugëve elektorale apo dhe të tjera. Kësisoj, sipas këtij parimi politik të gjitha partitë shqiptare kaluan disa muaj të mjaltit në Qeveri (Besa, Alternativa, e tash ASh). Kjo mund të shpjegohet edhe me perceptimin se partitë infektohen nga pushteti, ambicia dhe korrupsioni.

    Për më tepër, kjo flet edhe për jo konsistencën e partive politike shqiptare në raport me ndryshimet e qëndrimeve të tyre politike. Pra, parti politike që po përjetojnë krizë identiteti brenda politikave partiake, që manifestohet me mungesë ideologjie që shërbejnë si goma rezervë për zëvendësimin e njëra tjetrës në veturat e pushtetit. Kjo politikë klienteliste, si Modus operandi është e përhapur tek të gjitha partit politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse ndryshe nuk munden se si të motivojnë trupin votues përpos me kontrata në vepër. Metodë e suksesshme afatshkurte kjo, ku në zgjedhjet e fundit për këshilltar komunal në Komunën e Tetovës, i solli një këshilltar partisë në dalje Alternativës, ndërkaq partisë në hyrje – Aleancës për Shqiptarët nuk arriti të nxjerr as edhe një këshilltar të vetëm komunal, në qytetin ku tregohet forca e partive politike shqiptare. Ndonëse, kjo ka qenë edhe pika kthyese që ASh të ndryshojë petkun e opozitarizmit.

    Po e përsëris, asgjë nuk ka të keqe me inkuadrimin e një partie politike në kulaçin qeverisës, por çka është më së shqetësuese dhe ironike në të njejtën kohë, është se nesër funksionarët e ardhshëm të ASh që në paraqitje publike promovonin ndryshimin duke i rrahur gjoksit si “opozitarët e fundit të ngelur” do të relativizojnë çdo (mos) punë të BDI-së, të njëjtët që i akuzonin këta të fundit si “jeshila”. Ndoshta, kjo tregon edhe “jeshillëkun” e tyre karshi politikës, ku mësimi i parë në politikë është “kurrë mos thuaj kurrë”.

    Në frymën e Konicës, lufta për ndryshim e ASh duke hyrë në Qeveri bashkë me BDI-në, do tingëllonte kështu:

    “si luftoni për ndryshimin, ju, o trima,
    …që kur shkulni gozhdën ju mbetet vrima”.

    Gjithësesi, disa nga emrat e propozuar nga ASh për ministra dhe zv. ministra, të japin përshtypjen e një qeverisje ekspertësh, pasi disa prej tyre janë të dëshmuar në fushat e tyre përkatëse, por mega euforitë për ndryshime sjellin mega dëshpërime!

    *Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    ALTERNATIVA DEL NGA QEVERIA | Gashi: LSDM dhe BDI kanë shkelur vijën e fundit etike, nuk patën durim ta presin as vendimin e AAA

    Lajmi i rradhës

    Aziri: Kultura shqiptare nuk përparon vetëm me shoqata dhe nëpërmjet skenës alternative

    Lajme tjera

    Mishmash

    EDMOND TUPE Siç po e dëshmojnë qartas ngjarjet prej disa vitesh, por sidomos gjatë këtyre muajve të fundit,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë