SI NUK NA VJEN TURP QË I VOTOJMË?!

    Hasim Memishi – Sopi / Aktor

    Hasim Memishi – Sopi

    A s’ju vjen turp të shkoni nëpër fshatra me rrugët plot me baltë e t’iu premtoni ardhmëri europiane;
    A s’ju vjen turp t’i ndërroni fjalët çdo ditë;
    A s’ju vjen turp të flisni për cilësinë e arsimit, nëpër shkollat ku s’ka kushte elementare për mësim;
    A s’ju vjen turp të shkoni me vetura me xhama t’zi në vendbanimet ku çdo gjë është zi e më zi;
    A s’ju vjen turp të flisni për meritokraci, ku çdo punësim kalon nga dega e partisë;
    A s’ju vjen turp të flisni me njerëzit që rrogat i kanë më të vogla se kolesteroli juaj;
    A s’ju vjen turp të flisni për sportin, ku të vetmin sport që e njihni është sporti i tenderave dhe thashethemeve;
    A s’ju vjen turp të flisni për cilësinë e universiteteve, ku fëmijët tuaj i shkolloni jashtë vendit;
    A s’ju vjen turp të flisni për shëndetësinë, ku për çdo kontrollë ju shfrytëzoni spitalet private, ose ikni jashtë shtetit;
    A s’ju vjen turp të thoni se jeni shërbetorë të popullit, kurse rininë e keni bërë shërbetor tuaj.

    P.s. Neve si s’na vjen turp që i dëgjojmë në tubime, në emisione, në kafene;
    Si s’na vjen turp që i votojmë?

    *Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    BDI PREMTON VETTING, NDËRKOHË PO E MBUSH GJYQËSORIN ME FAMILJARË DHE KUADRO PARTIAK

    Lajmi i rradhës

    FOTOGRAFI I FYTYRËS | Rromir Imami: Investoni në edukim dhe mbindërtim profesional, jo në aparate fotografike (Video)

    Lajme tjera

    PËR QENTË

    ËSHTË KOHA QË INSTITUCIONET TË OFROJNË ZGJIDHJE AFATGJATA PËR QENTË ENDACAKË. Në një ditë dimri në vitin 2018,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë