Yttttt, legena! Racë patronazhistësh

    ARTAN FUGA

    Sa bukur, fantastike!

    Le të shohim rroga, fitime, taksa, honorare nëpër dhjetëra borde, miliarda nëpër lobingje, mos bëni sikur u bë hataja, në QKB, Instat, Komisionin Qendror Zgjedhor, kudo këto duhet të jenë fare transparente.

    Ca informacione shumë të rënda për demokracinë, për harxhimin e parasë publike si mall babai, korrupsionin financiar të politikës, lobingjeve amorale, ngjyerjen e gishtit të ministrave, politikanë, shtetarëve, në mutrat e plehrave për t’u djegur, në sipërmarrje publike, me valixhe me parà etj., që nuk informoheshim kurrsesi as nga media, as nga nëpunësit publikë, që nuk kishte Zot që i nxirrte në publik, po i marrim vesh nga shpimi, çarja, skopja, shpërthimi i tullumbaces të sistemit të brendshëm të informacionit në administratë, nga sherret e politikës me njëra-tjetrën, ti je hajdut, jo ti je hajdut, jo ne jemi hajdutë, jo ju jeni hajdutë, nga hakerat që na e zhvirgjëruan në mes të botës, nga skandalet që plasin në vende të huaja, i zhvirgjëruan ditën për diell ato që na i mbanin sekrete, që i shihnim, por tani i kemi me shifra dhe fakte.

    Festë fare!

    Ajo që më habit, ca opozitarë, hahahaha, janë shqetësuar pse të palarat kanë dalë! Bërtasin: Ku është e drejta e personit për privatësinë e të dhënave? Kush do privatësi? I papuni apo ai që mezi mban frymën me ndihmë sociale? Poooo, na u cënokan të drejtat personale!

    Janë të tjera ato të dhëna personale që duhen mbrojtur për çdo qytetar. Ato që i cenojnë dinjitetin dhe jetën private! Ato po, janë të shenjta!

    Kjo është larje e çarçafëve në pusin e fshatit!

    Çibani plot qelb u ça, moralistët kanë dalë të përdalë, atë që çuni i vogël thoshte se Mbreti është lakuriq, dhe askush nuk e shihte, tani e shohin edhe qorrat!

    Jo të verbrit, por qorrat!

    Guxoni tani kërkoni moral në shtëpinë publike!

    Yttttt, legena! Racë patronazhistësh! /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Qumështi në Maqedoni më i shtrenjtë se në Europë

    Lajmi i rradhës

    Vështirësitë në të nxënë | Disa shenja të pranishme që në moshën parashkollore

    Lajme tjera

    Identiteti ynë kulturor

    Justinian Topulli Në emisionin “Të paekspozuarit” tek MCN TV, ku morëm pjesë për çështjen e gylenistëve, drejtuesi i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë