A duhet të konsumojnë bulmet personat që vuajnë nga refluksi

    Produktet e bulmetit mund të shkaktojnë probleme me refluksin gastro-ezofageal tek disa njerëz.

    Bëhet fjalë për një ndër sëmundjet më të shpeshta të ezofagut.

    Ai ka të bëjë me kthimin e sekrecioneve të stomakut drejt ezofagut, duke shkaktuar më pas dëmtime të ndryshme, ulçerë e në raste të rralla edhe kancer.

    Ekspertët e AgroWeb.org thonë se ka disa ushqime që nxisin refluksin e acidit të stomakut dhe identifikimi i tyre e bën njeriun më të aftë për të shmangur shqetësime të tilla, përfshirë këtu edhe urthin

    Një prej tyre është qumështi por jo vetëm.

    Ushqime të tjera që nxisin refluksin e acidit janë:

    • Qepët,
    • Hudhrat,
    • Mentja
    • Kafeja,
    • Çokollata,
    • Ushqimet e yndyrshme,
    • Ushqimet pikante,
    • Ushqimet e skuqura.
    • Intoleranca Ndaj Laktozës

    Njerëzit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës kanë vështirësi në tretjen e kësaj substance që gjendet në produktet e bulmetit.

    Nëse ata ushqehen me produkte të tilla, ata mund të kenë probleme si:

    • Dhimbje barku,
    • Fryrje,
    • Të përziera,
    • Të vjella

    Këto simptoma i atribuohen gjithashtu përmbajtjes së lartë të yndyrës tek disa produkte të caktuara të bulmetit.

    Kjo është një nga arsyet përse ekspertët rekomandojnë që njerëzit e predispozuar nga refluksi dhe urthi të zgjedhin variante me pak yndyrë.

    Produktet e qumështit nuk duhen shmangur plotësisht për arsyen se një gjë e tillë mund të shkaktojë mungesa në ushqyes të rëndësishëm.

    Produktet e bulmetit ofrojnë:

    • Proteinë,
    • Kalçium
    • Kalium,
    • Magnez,
    • Vitaminë D,
    • Vitaminë A

    Ushqimet dhe pijet më të shëndetshme për njerëzit që vuajnë nga refluksi

    Ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullt të ushqimeve të mëposhtme për të lehtësuar dhe parandaluar simptomat.

    Fruta (por jo agrume) dhe perime,

    Të bardhën e vezës,

    Mishin pa dhjamë

    Tërshëra,

    Patatet dhe zhardhokë të tjerë,

    Këshilla të tjera për shmangien e refluksit të acidit

    Ekspertët thonë se koha e ushqyerjes është gjithashtu një faktor në shfaqjen e refluksit.

    Mjekët thonë se njerëzit nuk duhet të shtrihen menjëherë sapo kanë ngrënë.

    Ata duhet të presin rreth 2-3 orë përpara se të shtrihen.

    Duhanpirja dhe mbipesha janë gjithashtu faktorë që nxisin refluksin dhe urthin./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Fruti i plotë apo lëngu – Cili ka më shumë vlera për organizmin?

    Lajmi i rradhës

    Çfarë e shkakton gjakderdhjen nga hunda – Si ta ndaloni atë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë