Si të humbisni peshë duke ngrënë disa herë në ditë

    Humbja e peshës vjen nga menaxhimi i kalorive që konsumoni gjatë ditës.

    Vetëm në një kilogram të vetëm të peshës trupore gjenden 3500 kalori.

    Një deficit në kalori prej afro 500 kalorish në ditë do të rezultojnë në një humbjen e një kg të peshës në javë.

    Ngrënia e vakteve të shpeshta gjatë ditës është shumë e rëndësishme kur përpiqen të humbisni peshë.

    Kjo mënyrë ju ndihmon të kontrolloni oreksin tuaj, tëparandaloni të ngrënit e tepërt gjatë vakteve dhe thuhet se përmirëson funksionin e metabolizmit gjatë gjithë ditës.

    Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa hapa të thjeshtë që do t’ju ndihmojnë të ruani ekulibrin e duhur në mënyrën e të ushqyerit dhe rrjedhimisht edhe të peshës tuaj.

    Konsumoni ushqim çdo tre orë

    Një ditë ideale e të ngrënit duhet të përfshijë mëngjesin, një meze të lehtë gjatë paradites, drekën, meze të lehtë gjatë pasdites dhe darkën.

    Hani ngadalë

    Ngrënia e pesë deri në gjashtë vakteve të vogla çdo ditë ju ndihmon të shmangni ngrënien e tepërt në kohën e vakteve. Kur i afrohesh tavolinës i uritur, fillon të hash pa mend, gjë që çon në konsum të tepruar.

    Trupit tuaj i duhen rreth 20 minuta për të sinjalizuar trurin tuaj se jeni të ngopur.

    Kontrolloni sasinë e ushqimit që konsumoni

    Stomaku juaj është sa madhësia e grushtit tuaj dhe sasia e vaktit duhet të jetë sa madhësia e pëllëmbës suaj.

    Ruani ekuilibrin e regjimit tuaj ushqimor

    Çdo vakt duhet të përbëhet nga proteina pa yndyrë, drithëra dhe yndyrna të shëndetshme, fruta dhe perime.

    Kufizoni konsumin e ëmbëlsirave

    Përpiquni ta kufizoni konsumin e përditshëm të ëmbëlsirave në disa herë në javë. Konsumi i tyre duhet të konsiderohet një shpërblim dhe jo një justifikim për mundim tuaj.

    Këshillë

    Përgatitni paraprakisht një listë me ushqimet dhe vaktet tuaja për javën në vijim.

    Kështu plani ushqimor do t’ju ndihmojë të qëndroni në rrugën e duhur gjatë gjithë javës.

    Gjithashtu AgroWeb.org ju këshillon që përpara se të filloni një dietë të re të konsultoheni paraprakisht me mjekun tuaj.

    Lajmi Paraprak

    Taravari: Nëse kandidon Ziadin Sela për të parin e partisë, as që diskutohet kandidimi im

    Lajmi i rradhës

    Mënyrat më të mira të përgatitjes së kërpudhave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë