Mitet për ushqimin e konservuar

    Aktualisht përdoren metale të testuara shumëfish të cilat nuk lirojnë kimikalie të dëmshme në ushqim

    Natyrisht, të gjithë dëshirojmë të ushqehemi shëndetshëm. Dhe të gjithë dëshirojmë sa më shumë ushqim të freskët. Mirëpo disi me këtë dëshirë janë shfaqur edhe mite të shumta. Fjala vjen, mitet për ushqimin e konservuar si e keqe e domosdoshme.

    Miti 1: Ushqimi i konservuar përmban konservanse

    Fjala konservë vjen nga latinishtja: conservare, që do të thotë “të ruash”. Pra, konservat nuk kanë patjetër konservanse, por qëllimi i tyre është – ruajtja e artikujve ushqimorë dhe i përbërësve të shëndetshëm të tyre.

    Ushqimi i konservuar nuk do të thotë patjetër të përmbajë konservanse dhe më së shpeshti nuk kanë për shkak që prishjen e pengon sterilizimi termik.

    Miti 2: Me konservim humben vlerat nutritive

    Shpesh mendohet që ushqimi i konservuar nuk ka vlerë nutritive. Megjithatë, realisht shmangie të madhe nga artikujt e freskët në të vërtetë nuk ka.

    Nëse nuk keni mundësi të gatuani peshk të freskët, atëherë peshku i konservuar është zgjedhje e mirë. Fjala vjen, skumbritë dhe sardelet e konservuara natyrshëm janë të pasura me thartira omega-3 mu sikur edhe të freskëtat. Peshku nuk humb proteinat, vitaminën D, kalciumin, madje as thartirat omega-3.

    Miti 3: Ambalazhi i metaltë nuk është i mirë

    Tani për tani përdoren metale shumëfish të testuara, të cilat nuk lirojnë kimikalie të dëmshme në ushqim. Gjithashtu, metali mund të riciklohet.

    Lajmi Paraprak

    Luftimet në Ukrainë dhe Sudan nxisin rritje alarmante të rasteve me tuberkuloz

    Lajmi i rradhës

    Reagimet për korridoret, të pakuptueshme!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë