Ushqimet më të mira për të nisur ditën me energji

    Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

    Pavarësisht orës kur e konsumoni, përfitimet e tij janë të panumërta për shëndetin dhe organizmin.

    Një mëngjes i shëndetshëm përbëhet nga proteina, yndyrna të shëndetshme dhe karbohidrate komplekse.

    Ruajtja e ekuilibrave është e domosdoshme për mirëmbajtjen e sheqerit në gjak dhe jo vetëm.

    Në fillim një frut

    Ekspertët e AgroWeb.org thonë se njerëzit duhet ta nisin ditën me një frut, me përmbajtje të lartë uji dhe sheqeri natyral. Frutit i duhet lënë pak kohë për tu tretur.

    Më pas perimet

    Perimet janë një burim i shkëlqyer karbohidratesh, vitaminash, mineralesh dhe fibre.

    Omleta me perime është një mënyrë shumë e mirë për të përfshirë këto thesare të tokës në mëngjes.

    Proteina

    Proteina është e rëndësishme për mëngjes.

    Ajo çlirohet më ngadalë në organizëm, ndryshe nga karbohidratet.

    Megjithatë, proteina e marrë në mëngjes zgjat gjatë gjithë ditën.

    Tërshëra dhe veza e zier janë burime të mira proteinash.

    Yndyrnat e Shëndetshme

    Për të plotësuar nevojat e organizmit, njeriu nuk ka nevojë të konsumojë shumë yndyrë në mëngjes.

    Mjafton një sasi e vogël, për shembull e vajit të ullirit, për të ushqyer trurin, për të dhënë energji dhe për të përmirësuar shëndetin e flokëve dhe lëkurës.

    Avokado është një burim i mirë i yndyrnave të shëndetshme dhe kombinohet shkëlqyeshëm me vezën.

    Kur duhet ngrënë mëngjesi?

    Ekspertët, të cilëve u referohet AgroËeb.org  thonë se një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër e proteina.

    Ky vakt duhet ngrënë patjetër  brenda një ore nga zgjimi.

    Dreka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë dhe darka 4-5 orë pas drekës.

    Mes vakteve, njeriu duhet të konsumojë fruta dhe arrorë për vitamina dhe energji.

    Roli i mëngjesit tek rënia në peshë

    Disa studime sugjerojnë se ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të largoni peshën e tepërt dhe të ruani format e shëndetshme trupore.

    Studime të tjera sugjerojnë se heqja dorë nga ky vakt mund të mos jetë aq i keq por vetëm në aspektin e mirëmbajtjes së peshës.

    Sidoqoftë, njeriu është në gjendje të marrë një vendim mbi këtë çështje duke analizuar tre përfitimet kryesore që ofron ky vakt./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Një shqiptar, dy parti!

    Lajmi i rradhës

    Kurat e shpejta natyrale në shtëpi kundër diarresë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë