Zëvendësuesit më të mirë kur nuk keni detergjent rrobash

    Shishja bosh e detergjentit, ndërsa ju keni një mijë kilogramë rrobash të cilat patjetër duhet t’i lani bash sot

    Fatmirësisht, nuk do të detyroheni të shkoni vrap në dyqan, sepse ekzistojnë zëvendësues shumë të mirë.

    1. Uthulla

    Thartira që përmban uthulla parandalon zhvillimin e baktereve dhe mykut dhe pikërisht pse ky produkt është ideal për larjen e rrobave. Ajo me sukses do t’i eliminojë njollat nga rrobat.

    Uthulla në kutinë për shpëlarje në rrobalarës, do t’i shkatërrojë të gjitha aromat e këqija dhe do t’i bëjë më të buta rrobat. Vendosni disa pika uthull në zonën e ndotur dhe pastrojeni me një leckë. Nëse lani çarçafë, rroba më të rënda si p.sh. peshqirët, atëherë shtoni një filxhan uthull, në rastet e tjera vetëm gjysmë filxhani.

    Uthulla eliminon aromat e pakëndshme dhe nëse doni t’i eliminoni ato, vendosni rrobat mbi vaskën në të cilën përzihet uji i nxehtë me uthull. Mund ta shtoni në rrobalarëse bashkë me pluhur dhe pak uthull për të hequr aromat.

    2. Sodë buke

    Është një alternativë e shkëlqyeshme për detergjentin e rrobave. Duhet vetëm pak për të pastruar rrobalarësen plot me rroba.

    Gjithashtu mund të bëni një solucion me sodë buke, sapun dhe ujë të cilën mund ta përdorni në vend të pluhurit.

    3. Detergjent për larje enësh

    Edhe detergjenti i enëve mund të përdoret si një alternativë, nëse nuk keni ndonjë gjë tjetër, por mos e përdorni shumë pasi prodhon më shumë shkumë se detergjenti i rrobave.

    Shtoni gjithashtu pak uthull shpëlarjeje për të hequr sapunin e tepërt dhe për të parandaluar acarimet e lëkurës. Gjithashtu mund të bëni pluhur nga 7 gota ujë dhe gjysmë gote detergjent.

    Lajmi Paraprak

    Kufjet mund të dëmtojnë dëgjimin

    Lajmi i rradhës

    Si të menaxhojmë situatën me fëmijët kur ata dëshirojnë t’u blejmë diçka

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë