Edhe 4 ditë deri në përfundim të fushatës për zgjedhjet presidenciale, çfarë premtojnë kandidatët

    Edhe katër ditë kanë mbetur deri në përfundimin e fushatës për zgjedhjet presidenciale. Kandidatët për të parin e shtetit po vazhdojnë tubimet dhe takimet me qytetarët, për t’i bindur se platforma e tyre është më e mira.

    Krahas kësaj, nuk e lëshojnë mundësinë për të kritikuar oponentët në këtë garë, për qëndrimet e tyre.

    “Viteve të kaluara unë në mandatin tim së bashku me ndihmën e miqve dhe mikeshave të mia kemi arritur që shumë nga ato dallime të mëdha t’i zvogëlojmë për shkak se ne nuk i ndanim njerëzit në të tonët dhe tuajt. Ky slogan, këtë parullë që e shihni prapa, presidenti ynë, nuk është bërë vetëm për reklamë. Unë me të vërtet mendoj se të gjithë ju jeni të mi dhe unë jam presidnet i juaj”, deklaroi Pendarovski.

    “KAÇKM-në që do e festojmë këtë vit, për mua nuk do të jetë antifashiste por do të jetë anti sundimit të korrupsionit dhe krimit të çlirimit kombëtarë të Maqedonisë nga pushteti autoritativ”, tha Siljanovska.

    “Në periudhën kur do të kemi negociata me BE-në, ky konsensus do të jetë shumë i rëndësishëm për rritjen ekonomike dhe një rritje të qëndrueshme ekonomike me qëllim që të arrijmë qëllimin që për 1 mijë euro rrogë mesatare brenda një viti të krijojmë një begati ekonomike, t’i ruajmë njerëzit këtu dhe t’i kthejmë ta që veç më kanë ikur”, u shpreh Osmani.

    “Emigrimi në vendin tonë është mbi çdo normë, shifrat janë alarmuese. Ne nuk mund të qëndrojmë indiferent krahas kësaj situate. Kështu që, si qeverisje e ardhshme e VLEN, ne do të marrim vendim për rritjen e pagës. Do të angazhohemi parreshtur që paga minimale deri në fundin e mandatit tonë të parë qeverisës të jetë 800 euro”, nënvizoi Taravari.

    “Në pjesën e kthimit të sundimit të së drejtës, vlerësoj se si president i ardhshëm i shtetit do të fitoj mendësinë që persona adekuat dhe kompetent të jenë të përfaqësuar edhe në Gjykatën kushtetuese, në mënyrë shtesë personat e tillë të jenë të përfaqësuar në këshillat gjyqësor republikan ku duhet të kryhen reforma thelbësore që të mund të kthehet drejtësia në shtet dhe sanksionimi për të gjithë në vend”, theksoi Dimitreivski.

    “Me çdo zgjedhje të reja, me çdo ndryshime kushtetuese, neve Maqedonasve na harxhojnë si monedhë dhe në mënyrë praktike asgjë nuk mbetet, as nga identiteti jonë, as nga gjuha jonë, as nga krenaria jonë”, pohoi Jakimovski.

    Lajmi Paraprak

    Zëvendësimi i ditëve të zgjedhjeve, përplasje në mes MASH-it dhe SASHK-ut

    Lajmi i rradhës

    Kandidatët për president me profile edhe në “TikTok”, kërkojnë votat e të rinjve, por a ka kjo efekt?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë