50 mijë euro nga MEPSO për tërmetin në Turqi

    Drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani nga radhët e partisë Alternativa, ka ndarë 3 milionë denarë, ose 50.000€ ndihmë financiare për qytetarët e vuajtur nga tërmeti katastrofik i 6 shkurtit në Turqi.

    Vendimi i drejtorit u miratua nga Bordi udhëheqës i MEPSO-s. Siç njofton kompania, shuma e dedikuar për donacion do të paguhet në llogarinë e Kryqit të Kuq në Maqedoninë e Veriut.

    Ky akt i MEPSO në krye me Murtezanin vjen pasi Alternativa njoftoi dje se po tërhiqet nga pushteti.

    Lajmi Paraprak

    Një protestë për t’u harruar

    Lajmi i rradhës

    Ambientalistët: Lumenjtë në RMV janë pasuria jonë dhe ne po i shkatërrojmë pa asnjë mbrojtje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë