Autostrada Kërçovë-Ohër / Boçvarski: Kanë dalë probleme me rrëshqitjen e tokës

    Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski është në “Click Plus” në TV21, ku foli edhe për përfundimin e afatit për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, përcjell Nistori.

    Lidhur me këtë, Boçvarski theksoi se janë shfaqur probleme në terren me 11 rrëshqitje të reja përgjatë kësaj autostrade. Boçvarski tha se kontrata ka afat për ekzekutim deri më 31.12.2023, por kjo do të thotë se nëse nuk përfundojnë punët, atëherë duhet të diskutohet se si do të vazhdohet më tutje.

    “A do të zgjidhet kontrata, a do të fillojnë negociatat për një kontratë të re, vazhdimin e afatit. Në thelb kjo që po ndodh në terren, kemi 11 rrëshqitje të cilat kanë ndodhur në periudhën e kaluar, këto janë rrëshqitje që nuk janë paraqitur më parë”, komentoi Boçvarski.

    Boçvarski: Kushdo që ka gabuar do të mbajë përgjegjësi për autostradën Kërçovë-Ohër

    Se kur do të përfundojë kjo autostradë, Boçvarski nuk ka dashur të prononcohet. Ai ka treguar se janë shfaqur 11 rrëshqitje të reja dhe ka bërë të ditur se kushdo që ka gabuar në ndërtimin e kësaj autostrade do të mbajë përgjegjësi.

    Boçvarski: Nuk është e vërtetë që nuk po punohet në Korridorin 8

    Boçvarski theksoi se nuk është e vërtetë se nuk po bëhet asgjë në korridoret nën juridiksionin e kompanisë “Bechtel dhe Enka”. Sipas tij, punimet kanë filluar dhe tani po punohet për sheshimin e terrenit dhe për rrugët hyrëse në kantiere.

    “Rrugët hyrëse paralele për ndërtim, sepse kemi pjesë të paqasshme nga Gostivari deri në Kërçovë, duhet të bëhen gjatë gërmimit të materialit, shpërthimeve në terren, projektimit të trasesë, projektet urbanistike, pasi tashmë është përcaktuar edhe pozicioni i autostradës në ato breza. Paralelisht jemi duke punuar në zgjidhjet e projektit dhe puna operative është për të gjitha lejet dhe shpronësimet”, tha Boçvarski.

    Boçvarski: Autostrada Tetovë-Gostivar do të ndërtohet në trasenë ekzistuese, por do të jetë krejtësisht e re dhe më e gjerë

    Duke folur për autostradën Tetovë – Gostivar, ai tha se do të bëhet në trasenë ekzistuese, por do të jetë më e gjerë dhe krejtësisht e re.

    “Do të jetë edhe 10 metra më e gjerë, do të ketë gjelbërim në mes, do të ketë dy korsi lëvizjeje dhe një korsi qëndrimi, në magjistralen aktuale Tetovë – Gostivar. E njëjta do të jetë edhe në magjistralen Prilep – Manastir, ku traseja do të jetë kryesisht në rrugën kryesore aktuale”, tha Boçvarski.

    Boçvarski: Kemi progres të mirë në punimet e autostradës Shkup-Bllacë

    Ministri tha se punimet në autostradën Shkup – Bllacë janë duke shënuar progres të mirë.

    “Kemi bërë progres të mirë në fazën e parë, po ashtu është shpallur edhe tenderi për fazën e dytë. Dhe rruga rajonale që ne e përdorim është në rehabilitim, kështu që e gjithë infrastruktura do të jetë krejtësisht e re dhe po punojmë sipas procedurave të Bankës Evropiane dhe do të ndërtojmë sipas rregullave të tyre”, shtoi Boçvarski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Administrata që udhëheq Azir Aliu “çerdhe” e punësimeve partiake?

    Lajmi i rradhës

    Mos zbatimi i reformave, kushtëzon tërheqjen e fondeve nga BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë