Ahmeti kundërshtarëve: as mos ëndërroni se mund të na fitoni

    Gjatë shpalosjes së promovimit të Sekretariateve të BDI-së në komunën e Çairit ka folur edhe kryetari i saj Ali Ahmeti. Ai tha se Bashkimi Demokratik për Integrim është lëvizje e fortë sepse kjo parti është themeluar me gjakun e dëshmorëve dhe idealistëve, dhe përpjekjet për të zhbërë atë, janë të kota. Ndër të tjera ai përmendi edhe ish-kryetarin e LSDM-së, kur edhe ai nëpër fushata kishte folur për BDI-në në opozitë, përcjell Nistori.

    “Bashkimi Demokratik për Integrim është lëvizje e fortë. Që nga themelimi përpjekjet janë bërë për ta zhbërë. Në një tubim që ka qenë shumë masiv në qendër të Shkupit, kam thëne se kjo lëvizje nuk shuhet për dy gjëra, sepse themelet e ngritjes  i ka te gjaku i idealistëve dhe nuk dinë se çfarë kanë hequr për të ngritur këtë. Këto pika i dinë vetëm arkitekt e atyre që e kanë ngritur BDI-në. Prandaj Bujar mos u merakos, sepse kështu fliste edhe Zoran Zaevi nëpër fushata. Ku mësoi të vetmen fjalë shqipe BDI në opozitë.”- tha Ahmeti.

    Ahmeti: Unë jam krijesë e një lëvizje kombëtare, që ka përmbysur një perandori

    Ahmeti tha se ai personalisht nuk ka nevojë për CV, sepse ai është një krijesë kombëtare që ka përmbysur një perandori, si ajo jugosllave.

    “Unë nuk kam nevojë ta begatoj CV-në time, e kam thënë dhe e them, pavarësisht nëse u pëlqen oponentëve apo nuk u pëlqen, unë nuk vij nga sallonet, as nuk jam krijuar nga televizionet. Unë jam krijesë e një lëvizje kombëtare, që ka përmbysur një perandori jugosllave.” deklaroi Ahmeti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mospërditësimi i regjistrit të pedofilëve është hap prapa për Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    PARKINGJET TË BLLOKUARA ME MUAJ! | Dibra ka pasoja nga parkingjet pa pagesë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë