Angelloski: Bizneset të reagojnë, të kërkojnë mbështetje nga shteti

    Situata në të cilën gjenden bizneset është shumë e rëndë dhe e pasigurt, operatorët ekonomikë nuk kanë rezerva me të cilat do të mundeshin ta ruajnë likuiditetin e dëmtuar, sepse kriza me të cilën ballafaqohemi zgjat shumë gjatë, ndërsa sfidat lidhen mes vete. Që të arrihet ekuilibër dhe tejkalim i sfidave subjektet afariste duhet të reagojnë sipërmarrësisht, gjegjësisht të kërkojnë mbështetje nga shteti, theksoi kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Trajan Angellovski i cili mori pjesë në “Forumin e biznesit marili” i cili sot mbahet në Ohër.

    Angelloski, siç informojnë nga LOE, e ka theksuar edhe rëndësinë e grave në biznes dhe sipërmarrësinë femërore dhe aktivitetin e grave sipërmarrëse në LOE dhe në përgjithësi edhe se situata e krizës në të cilën gjendemi tashmë tre vite plotësisht e ndryshoi mënyrën e bërjes biznes.

    Angelloski, thuhet në kumtesë, ka theksuar se edhe Lidhja synon krijimin e mundësive të reja për anëtarët e saj përmes përfshirjes në iniciativa të reja rajonale siç është “Navigatori i gjelbër në Ballkanin Perëndimor”, i cili do të sigurojë mbështetje në transformimin e gjelbër të ekonomisë.

    “Iniciativa ‘Navigatori i Gjelbër  në Ballkanin Perëndimor’ punon për të reduktuar ndikimin e ndryshimeve klimatike në ekonominë rajonale dhe shoqërinë në përgjithësi. Është e rëndësishme që përmes ‘Navigatorit të gjelbër’ në fazën e akreditimit është edhe Fondi i Klimës së Gjelbër, i cili do të financojë investime reaguese ndaj klimës në sektorin privat dhe publik në Ballkanin Perëndimor, që do të jetë një kontribut i rëndësishëm për përshpejtimin e transformimit të gjelbër”, theksoi Angelloski.

    Në panel diskutimin ai potencoi se në vendin tonë femra si kapital njerëzor nuk është vënë në funksion të rritjes ekonomike dhe zhvillimit sepse gjysma e popullatës femërore të aftë për punë aspak nuk gjendet në tregun e punës.

    Lajmi Paraprak

    Nxënësit shqiptarë të fshatit Nerovë të Krushevës mësojnë në kushte të mjerueshme

    Lajmi i rradhës

    EShS: Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” me numër më të madh të të diplomuarve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë