EShS: Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” me numër më të madh të të diplomuarve

    Foto Ilustruese

    Sipas të dhënave të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), numri më i madh i të diplomuarve gjatë vitit të kaluar kanë qenë nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi (UKIM) me gjithsej 2656 studentë të diplomuar. Menjëherë pas tij vjen Universiteti i Tetovës (UT) me 1326 të diplomuar, pasuar nga Universiteti “Goce Dellçev” – Shtip, me 895 të diplomuar. Si dhe të tjerët në Universitete dhe shkolla tjera të larta të vendit tonë.  Në Universitetin e Tetovës, më së shumti studentë kanë diplomuar në Fakultetin e Shkencave Mjekësore me 350 të diplomuar. Më pas vijon Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Matematikës me 175 të diplomuar, Fakulteti i Filologjisë me 167 dhe Pedagogjiku me 112 të diplomuar.  Ndërkohë në Universitetin e Shën Kirlit dhe Metodit, më së shumti të diplomuar kishte në Fakultetin e Ekonomisë, ku numri i tyre arrinte 455 të diplomuar. Fakulteti i Ekonomisë është i ndjekur nga ai i Filologjisë me 267 studentë të diplomuar, më pas vjen Fakulteti i Filozofisë me 259 studentë të diplomuar dhe 242 studentë kanë diplomuar në Fakultetin e Juridikut. Ndërkohë në Fakultetin e Mjekësisë kanë diplomuar 179 studentë.

    Ndërkohë në universitetet private të vendit tonë gjatë vitit 2022 kanë diplomuar 2.022 studentë, prej të cilëve 1.387 kanë diplomuar në kohë dhe 635 pas kohës së caktuar.

    Sa i përket institucioneve private të arsimit të lartë, universiteti me numrin më të madh të diplomuarve është Universiteti i Evropës Jug-Lindore (UEJL) me 433 studentë të diplomuar, pasuar nga Universiteti Ndërkombëtar “Derzhavin” në Shën Nikollë me 283 studentë të diplomuar, i ndjekur nga Kolegji Amerikan me 196 të diplomuar dhe Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik – Shkup me 137 të diplomuar. Të tjerët janë nga universitetet tjera private të vendit tonë me më pak të diplomuar.  Gjithashtu edhe në UEJL, numri më i madh i studenteve të diplomuar vjen nga Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë me 112 studentë të diplomuar, pasuar nga Fakulteti i Gjuhëve, Kulturës dhe Komunikimit me 98 studentë të diplomuar. Nga ana tjetër, sa i përket Fakulteteve Religjioze, në Fakultetin e Shkencave Islame kanë diplomuar 100 studentë ndërsa në Fakultetit Teologjik i Ortodoksisë gjatë vitit 2021 ka diplomuar vetëm një studentë. Ndryshe, interesimi i madh i studentëve për të studiuar Mjekësi, veçanërisht nga studentët shqiptar, komentohet si mundësi që pas kryerjes së studimeve të marrin më lehtë një vizë pune në vendet e Evropës Perëndimore. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Angelloski: Bizneset të reagojnë, të kërkojnë mbështetje nga shteti

    Lajmi i rradhës

    Tashkova: Fëmijët kanë zhvillim të ngadaltë në të folur për shkak të përdorimit të pajisjeve teknologjike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë