Dibranët në hall nga thyerjet e dritareve nga persona problematikë

    Jeta në qendër të vendbanimeve urbane paraqet një përparësi sidomos nëse ata vendbanime janë më të vogla, siç është Dibra. Aty i ke institucionet lokale, shitoret, spitalet, etj. Por, shpesh herë pikërisht jeta në rrugët qendrore dinë edhe të shqetësojë.

    Në Dibër gjatë sezonit veror qyteti është përplot edhe me mërgimtarë. Në rrugën qendrore faktikisht përsëriten vitet të 70-ta dhe të 80-ta kur mbaheshe shëtitja deri në orët e vona e cila quhej korzë. Ashtu është edhe tani. Është një kënaqësi e madhe që nga ballkonet e ndërtesave të ndjekësh shëtitjen të qytetarëve. Por, jeta në qendër shpesh herë të sjell edhe trauma.

    Edhe kësaj vere ashtu siç ndodhi edhe verën e kaluar persona të pandërgjegjshëm dhe problematikë thyen xhamat të dyerve hyrëse në banesë. Kjo dukuri përsëritet disa herë dhe banorët të banesave jo vetëm që shqetësohen por edhe dëmtohen meqë janë të detyruar të vendosin xhama të ri në hyrjet e banesave.

    Në një nga banesat qendrore të rrugës “8 Shtatori”, në Dibër vitin e kaluar plot 7 herë u thyen xhamat e derës kryesore. Për fat të keq kjo dukuri përsëritet edhe këtë verë. Vetëm brenda dy javëve po në të njëjtën banesë ndokush thyen xhamat e derës.

    Çudit fakti se banorët thonë që edhe pse kanë paraqitur rastet, asnjëherë nuk marrin informatë zyrtare. Zbardhja e rasteve nga ana e policisë sigurisht do të parandalonte këtë dhunë që u bëhet objekteve dhe banorëve me çka sigurisht do të kishte edhe kush të paguaj dëmin. Biseduam me disa nga banorët të kësaj ndërtese dhe ata na thanë se dëmet materiale janë në kontinuitet sidomos gjatë sezonit veror por edhe momentet e traumës janë edhe më problematike. Ka pleq dhe fëmijë të cilët shpesh herë në orët e mëngjesit gjejnë xhamat e thyer dhe të papastruar në hyrje të banesës.

    Dukuria në fjalë është prezente edhe në disa pjesë tjera të rrugës qendrore, por jo në numër që ndodh në banesën në fjalë. Jo zyrtarisht merret vesh se thyerjen e xhamave e bëjnë persona problematik të cilët iniciohen nga persona të tjerë. Por, nga banorët në kontinuitet kërkohen masa për parandalim të dëmtimit të pasurisë të kësaj banese.

    “Në pjesën ku thyen xhamat të hyrjes të banesës ka edhe biznese të tjera por që aty nuk ndodhin thirrjet e xhamave. Disa herë është kërkuar nga policia që të kontrollojë më mirë këtë pjesë të qytetit e cila defakto është edhe rruga qendrore. /koha/

    Lajmi Paraprak

    SHËNDETI MENDOR TE TË RINJTË NË RMV! Ligji që nuk ofron mbështetje të mjaftueshme

    Lajmi i rradhës

    Si të dalloni peshkun e freskët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë