Drejtësia për deponinë ilegale në Strugë do të kërkohet në Strasburg

    Pas procedurave tre vjetore në instancat gjyqësore, drejtësia për deponinë ilegale në Strugë do të kërkohet në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Kjo vjen pasi gjykata në Strugë u shpall jokompetente , gjegjësisht e hodhi poshtë padinë që Shoqata e Avokatëve të Rinj e paraqiti kundër Komunës së Strugës, Ndërmarrjes Publike Komunale dhe Ministrisë së Mjedisit. Paditësit kërkuan që Gjykata të ndalojë deponimin e mëtejshëm të mbeturinave në Strugë, dhe që hapësira të pastrohet dhe rigjallërohet.

    “Ne edhe para përgatitjes së padisë, përgatiteshim për një skenar të tillë. Këtu puna jonë do të jetë më e thjeshtë se para gjykatave maqedonase. Gjykatat maqedonase nuk kanë praktikë për të vendosur për çështjet ligjore që lidhen me mjedisin, por Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka një praktikë mjaft të pasur, e cila tashmë ka marrë vendime pozitive për raste të tilla. Janë detyruar shtete të marrin masa për të mbrojtur qytetarët e tyre”, tha Gligorie Qatoski – avokat.

    Pas një viti vonese, Gjykata e Apelit në Manastir, në nëntor të vitit të kaluar, e ktheu rastin në Gjykatën në Strugë për shkak të paqartësive në kërkesë, dhe më pas Gjykata e Strugës e dërgoi përsëri në Manastir dhe përsëri u kthye në Strugë. Ekipi i avokatëve dyshon se pas vendimit të tillë mund të fshihet presioni politik.

    “Zhvillimet e fundit me deklaratat e Ambasadës Amerikane lidhur me kryetarin e komunës, i cili në mënyrë mjaft të vendosur deklaroi se kishte prova, hodhën hije mbi këtë proces. Kryetari i komunës kishte ndikim në disa procese gjyqësore në gjykatën në Strugë dhe nuk duam të besojmë se një ndikim i tillë ekziston edhe në këtë procedurë me deponinë e egër”, u shpreh Gligorie Qatoski – avokat.

    Merko, në fillim të mandatit të tij të tretë, premtoi se deponia do të mbyllet dhe se mbeturinat do të dërgohen në një vend tjetër. Ai madje njoftoi se në vendin ku është tani deponia do mundet njerëzit të dalin për piknik. Por nga premtimi i tillë kanë kaluar tre vjet dhe deponia vetëm po zgjerohet. Rreth 40,000 ton mbeturina grumbullohen këtu çdo vit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Çdo ministër i BDI-së ka kompaninë e tij me të cilën i vjedh qytetarët”

    Lajmi i rradhës

    NUK KA PËRGJEGJËSI PËR KEQPËRDORIMIN E VETURAVE ZYRTARE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë