HYRJA E ASh-së NË QEVERI, SI “SHKAK I SHANTAZHIT ME NJË SHTËPI TË BUKUR NË SHKUP” | ASh: Nuk lejojmë të rikthehet regjimi i VMRO-së

    Sot në seancën për rikonstruimin e Qeverisë së re, VRMO-DPMNE dhe Aleancës për Shqiptarët. Të dyja partitë kanë shkëmbyer akuza të rënda ndaj njëra-tjetrës. Aleksandatr Nikollovski nga VMRO në fjalimin e tij ka pyetur Taravarin nëse hyrja e ASh-së në qeveri lidhet me shantazhin të një shtëpie të bukur që e ka marrë kreu i Aleancës si dhuratë, përcjell Nistori.

    “Nuk e njoh Arben Taravarin që e shoh periudhën e kaluar. Për këtë shkak publikisht pyes, nëse bëhet fjalë për shantazh dhe çfarë lloj shantazhi bëhet fjalë? Vallë natyra e shantazhit është një shtëpi e bukur në një pjesë elitare të Shkupit, që Arben Taravari e ka marrë si dhuratë? Vallë një nga çmimet e hyrjes në Qeveri është ajo shtëpi e bukur që i është dhuruar Taravarit?”, akuzoi Nikollovski.

    Ndërkaq deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe i ka replikaur Nikollovskit se, VMRO nuk kanë të drejtë të përmendë Taravarin përderisa ish-lideri Gruevski dhe lideri i tanishëm i VMRO-DPMNE-së janë të zhytur në krime dhe afera të ndryshme.

    “Parapolitikë është të flasësh për Taravarin e mos flasësh për liderin tënd Mickoski apo ish-liderin Gruveski. Parapolitikë është të flasësh për vjedhje e korrupsion, por të mos inicosh asnjë ligj për konfiskim, të flasësh për shtet të së drejtës dhe në të njëjtën kohë të inicosh amnisti për fajtorët e 27 Prillit, parapolitikë është të flasësh për moral dhe të mos distancoheni nga ish-lideri juaj Nikolla Gruevski”, tha mes tjerash Snopçe.

    Poashtu në një komunikatë të ASh-së thuhet se ky mllef i VMRO-DPMNE-së ndaj Aleancës për Shqiptarët buron nga viti 2017 kur iu dha fund regjimit të tyre dhe në shumë raste të tjera ASh nuk lejoi që të rikthehet ai regjim. Prandaj, arma e vetme ndaj ASh u ka ngelur shpifja dhe akuzat e pabaza.

    Ndryshe, Aleanca për Shqiptarët edhe zyrtarisht u deklarua të enjten se do të jetë pjesë e Qeverisë. Hyrja e ASh-së në Qeveri mori funksionet e Alternativës dhe do të ndajë qeverisjen me BDI-në dhe mandataren LSDM. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sadiku: Alternativën e kanë lutur të bëhet pjesë e Qeverisë

    Lajmi i rradhës

    Nesër do të vazhdojë seanca për rikonstruimin e Qeverisë së re

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë