Sadiku: Alternativën e kanë lutur të bëhet pjesë e Qeverisë

    Deputetja e Alternativës në Kuvendin e RMV-së, Safije Sadiku, në seancën e sotme në të cilën diskutohet për rikonstruimin e Qeverisë, ka thënë se “Alternativën e kanë lutur të bëhet pjesë e Qeverisë”. Ajo madje tha se kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski dhe ish-kryeministri Zoran Zaev, ia kanë dërguar Edi Ramën dhe pjesëtarë të familjes së Adem Jasharit që ta lusin partinë Alternativa të bëhet pjesë e shumicës parlamentare.

    Ajo theksoi se vendimin që të jenë pjesë e Qeverisë e kanë paguar politikisht.

    “Ish-kryetari i LSDM-së dhe kryeministri aktual na lutnin të bëhemi pjesë e qeverisë, madje në atë kohë nuk lanë njeri pa na dërguar për të na bërë rixha. Që prej kryeministrit shqiptar Edi Rama, miqve tanë ndërkombëtar, anëtarëve të familjes së Adem Jasharit, e deri në familejt tona nuk lanë gurë pa trazuar që ne të pranojmë të bëhemi pjesë e shumicës parlamentare”.

    “Dhe ne përkundër çmimit që duhej të paguanim në kuptim të popullaritetit tonë, duke parë se kjo ishte bërë kërkesë e shumfishtë, rrezikuam të dëmtohemi politikisht për ta ndihmuar përfundimin e tranzicionit dhe hapjen e perspektivës evropiane. Dhe siç e dini ne e morëm atë vendim, duke e bërë kapërcimin nga opozita në pozitë”, tha deputetja Sadiku.

    Ndryshe, dje partia Alternativa vendosi ta lëshojë Qeverinë, me arsyetimin se kryeministri Kovaçevski dhe Aleanca për Shqiptarët, e cila së fundmi është bërë pjesë e Qeverisë, i kanë shkelur të gjitha kodet etike.

    Lajmi Paraprak

    Kuvend, miratohet nevoja për ndryshime në Kodin Penal

    Lajmi i rradhës

    HYRJA E ASh-së NË QEVERI, SI “SHKAK I SHANTAZHIT ME NJË SHTËPI TË BUKUR NË SHKUP” | ASh: Nuk lejojmë të rikthehet regjimi i VMRO-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë