KUR KËRKESAT HASIN NË VESH TË SHURDHËR! Askund hapja e një azili për pleq në Dibër

    Dibra dhe rajoni më i gjerë tani më disa vite me radhë mes problemeve të tjera kanë edhe problemin e pleqve të vetmuar. Edhe pse u paralajmërua hapja e një Azili për pleq, deri tani kjo ide ka mbetur vetëm në nivel të muhabeteve mes pleqve të vetmuar dhe institucioneve që merren me këtë problematikë. Para disa viteve shoqata e pensionistëve Dibër- Qendër Zhupë ngriti një propozim për të ndërtuar një Azil për pleqtë në Dibër. Migrimi masiv i të rinjve faktikisht la shumë pleq të vetmuar. Por, problemi i tyre edhe në ditët e sotme mbetet i hapur.

    Nga dita në ditë në Dibër dhe Qendër Zhupë rritet numri i pleqve të vetmuar. Këta të dhëna japin institucionet kompetente por edhe shoqata e pensionistëve Dibër-Qendër Zhupë. Prandaj edhe ideja për hapjen e një Azili për pleq u përshëndet nga shumë dibran. Edhe pse tradita dibrane flet se në të kaluarën ka qenë ofendim që pleqtë të vetmuar të vendosen në Azile, sot situata ka ndryshuar dhe faktikisht nuk ka rrugëdalje tjetër përveç vendosjes të pleqve në institucionet të Azilit, meqë shumë nga fëmijë të tyre jetojnë jashtë familjes. Kryetari i shoqatës së pensionistëve Dibër- Qendër- Zhupë, Petrit Imami thotë se hapja e një Azili për pleqtë e vetmuar është nevojë e kohës.

    “Jemi të vetëdijshëm se ka pleq mes pensionistëve të cilët jetojnë të vetmuar. Ata duan një përkrahje të veçantë dhe ne si pensionistë japim përkrahje në përputhje me mundësit tona. Por, hapja e një Azili kërkon mjetet dhe aktivitete nga institucionet më të larta”, thotë kryetari i pensionistëve Petrit Imami.

    Ai poashtu potencon se në komunën rurale Qendër Zhupë është bërë një hap i mirë me hapjen e një Qendre ditore për pleqtë pensionistë por edhe për pleqtë të vetmuar. Është mirë që një Qendër të këtillë të kemi edhe në Dibër. Të theksojmë se në objektin e pensionistëve në Dibër shpesh here jepen dhoma të veçanta për pensionistë të vetmuar. Por normalisht ata nuk kanë kushtet të cilët nevojiten për jetën e një personi të kësaj kategorie. Në lidhje me pleqtë të vetmuar të cilët në përgjithësi kanë edhe probleme shëndetësore biseduam edhe me disa pensionistë të cilët me vite të tëra jetojnë vet. Ramadani është 82 vjeçar dhe jeton i vetmuar në Dibër. Ai thotë se i vetmuar është më shumë se 6 vite meqë fëmijët e tij jetojnë dhe punojnë në Itali. Duke marrë parasysh situatën time shëndetësore, thotë ai, më mirë është të vendosem në një Azil.

    “Kam informata se ka disa pleq të vetmuar të cilët sot janë vendosur në Azile të disa qyteteve të vendit tonë”, thotë Ramadani.

    Udhëheqësia e shoqatës së pensionistëve Dibër dhe Qendër Zhupë kërkon nga institucionet kompetente të hapet një Azil në periferi të Dibrës ose në ndonjë vendbanim rural të cilët janë të përshtatshme për ngritjen e Azilit. Para disa viteve në nivel të këshillit të komunës Dibër u diskutua edhe për një kërkesë private të një firme nga Shkupi për hapjen e një Azili në fshatin Ame. Por, kërkesa deri tani nuk është realizuar meqë interesimi i firmës është tërhequr. Poashtu nga disa kompani të tjera është biseduar edhe për hapjen e një Azili në fshatin turistik në Kosovrast të Poshtëm. Bisedimet kanë mbetur vetëm në fjalë dhe realizim nuk ka. Jo zyrtarisht merret vesh se mbi 100 pleq të vetmuar jetojnë në komunat Dibër Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    KUR NXËNËSIT JANË NË PUSHIME! Shkollat verore, vendi i duhur për fëmijët

    Lajmi i rradhës

    Puna jashtë orarit të rregullt: zgjedhje apo detyrim për punëtorin në RMV?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë