Kuvend, miratohet nevoja për ndryshime në Kodin Penal

    Kuvendi me propozimin e partisë E Majta miratoi nevojën e ndryshimit të Kodit Penal. Dimitar Apasiev propozoi ndryshimin e vjetërsimit të veprave penale, përkatësisht vjetërsimi i ndjekjes penale dhe vjetërsimin e zbatimit të masës me burg. Në nenin 108 shtohen edhe veprat penale kundër shtetit dhe shpërdorimit me detyrën zyrtare. Vjetërsimi absolut nga dyfishi i zbatimit të masës me burg propozohet të trefishohet

    “Rastet më të mëdha të korrupsionit janë vjetërsuar pikërisht në bazë të këtij neni. Ne propozojmë që në vend të fjalës “dyfishi” të thuhet “trefishi” me qëllim që të mos mundet aq lehtë të vjetërsohen veprat penale. Nenin 112 tek vjetërsimi i lëndëve ku deri tani janë kategorizuar veprat “gjenocidi” dhe “krimet e luftës” e zgjerojmë edhe me 4 vepra edhe atë: veprat penale kundër pasurisë, veprat penale kundër financave publike, veprat penale kundër shtetit dhe shpërdorimi me detyrën zyrtare”, tha Dimitar Apasiev, Deputet i partisë E Majta.

    E Majta propozon që vjetërsimi i ndjekjes penale të dyfishohet.

    “Në nenin 107 tek vjetërsimi i ndjekjes penale dyfishohen afatet për ndjekje penale. Në dispozitat e tanishme ku është 30 vite bëhet 50, 20 vitet për vepra penale mbi 10 vite bëhen 40 vite vjetërsim dhe kështu me radhë për veprat me masa më të ulëta”, u shpreh Dimitar Apasiev, Deputet i partisë E Majta.

    Miratimi i Kodit Penal kërkon mbështetjen e 80 votave në Kuvend. Nuk dihet nëse E Majta e ka mbështetjen e 80 deputetëve për miratimin e ndryshimeve në këtë ligj sistematik. Për nevojën e miratimit votuan të gjitha partitë që ishin prezent në sallë. Aktualisht në Kuvend ka dy nisma për ndryshimin e Kodit Penal, e para që ka të bën me përfshirjen e sulmeve ndaj gazetarëve si sulm ndaj personave zyrtar dhe nisma e dytë kjo e partisë E Majta. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Plehra” në sheshin e Shkupit, në vend të ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Turqi e Siri

    Lajmi i rradhës

    Sadiku: Alternativën e kanë lutur të bëhet pjesë e Qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë