Osmani e kushtëzon VMRO-DPMNE: votoni ndryshimet kushtetuese, pastaj vendosni për zgjedhjet

    Shumica vlerëson se VMRO-DPMNE-ja mund të vendos për datën e zgjedhjeve vetëm pasi të voton ndryshimet kushtetuese. Ministri i Jashtëm, Bujar Osman tha se oferta për VMRO-në mbetet e hapur, por në rast se nuk i mbështet ndryshimet, zgjedhjet do të jenë të rregullta.

    “Kjo ofertë është vlerësim politik. T’i votojnë ndryshimet kushtetuese dhe neve do t’ia lëmë ata të vendosin ditën e zgjedhjeve kur të duan edhe për presidencialet edhe për parlamentaret. Nëse jo, atëherë shkojnë në zgjedhje të rregullta. A do të jenë së bashku ose si do të jenë, këto janë teknikalitete dhe vlerësime të partive politike për të gjetur konsensusin e caktuar”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

    VMRO-DPMNE-ja thotë se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë, ndërsa data e zgjedhjeve do të vij një ditë.

    “Të jemi të qartë, ndryshime kushtetuese nuk do të ketë, ndërsa zgjedhje do të ketë qoftë të rregullta apo të parakohshme, ndërsa BDI-ja do të shkon në opozitë dhe do të përgjigjet për të gjitha veprat kriminale të bëra deri tani. Këtë e ka të qartë edhe Bujar Osmani edhe BDI-ja dhe kjo nervozë e tyre vërteton këtë që po e them”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

    LSDM-ja kërkon që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të jenë të rregullta, ndërsa për datat mund të diskutohet në kuadër të grupeve të punës që duhet të formohen nga partitë politike. Hristijan Mickoski ditë më parë i bëri thirrje kryeministrit Dimitar Kovaçevski që sipas dëshirës së tij të shkruaj në një letër të bardh kur dëshiron zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve në bazë të asaj se si përfundon mandati i presidentit dhe i Qeverisë do ta çon vendin në krizë kushtetuese. Mickoski kërkon zgjedhje në muajin prill, mes pashkëve dhe Fitër Bajramit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    NUK KEMI DEMOKRACI, GJËRAT NUK PO SHKOJNË NË DREJTIM TË MIRË

    Lajmi i rradhës

    Parking ilegal mbrapa poliklinikës “Bit Pazar”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë