Parking ilegal mbrapa poliklinikës “Bit Pazar”

    Parkingu ilegal mbrapa Poliklinikës “Bit Pazar” vazhdon veprimtarinë “në të zezë” duke i detyruar qytetarët të paguajnë për parking në tokë shtetërore.


    -“Vetëm më jep edhe një fiskale”.

    – Kur të kthehesh ta jap.


    Nuk ka kupon fiskal dhe kështu paratë në vend se në buxhetin e shtetit, përfundojnë nëpër persona privat.
    Nga komuna e Çairit ku edhe graviton kjo parcelë fajin e hedhin te Qeveria dhe DAP.


    “Parcelat tjera përreth janë në pronësi shtetërore. Në bazë të Ligjit për toka ndërtimore, neni 13 i këtij ligji parasheh që me tokat ndërtimore në pronësi të shtetit, në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut menaxhon Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Sa i përket dhënies së llogarive fiskale, kompetenca për veprim i takon Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike”, u shprehën nga Komuna e Çairit.

    Nga DAP për TV21 njoftuan se në këtë zonë janë kryer kontrolle dhe janë ndërmarrë procedura të mëtejshme.

    “Ju njoftojmë se në përputhje me Ligjin për regjistrimin e pagesave me para në dorë, Drejtoria e të Hyrave Publike ka kryer kontrolle në parkingjet që ndodhen në zonën e Bit Pazarit, pas kontrolleve janë ndërmarrë procedura të mëtutjeshme dhe institucionet tjera kompetente janë njoftuar për veprime të mëtutjeshme”, thonë nga DAP.

    Për këtë rast është hapur lëndë në prokurori, por edhe pse kanë kaluar disa muaj ende nuk ka asnjë epilog.

    Lajmi Paraprak

    Osmani e kushtëzon VMRO-DPMNE: votoni ndryshimet kushtetuese, pastaj vendosni për zgjedhjet

    Lajmi i rradhës

    Obama paralajmëron Izraelin: do të dështoni, nëse injoroni kostot njerëzore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë