Pas lajmit të Nistorit, pastrohet rruga e Banjës në Tetovë (Foto)

    Gazetare | Blerona Jakupi Zylbehari

    Nuk kaloi 24 orëshi pas lajmit të Nistorit për mbeturinat dhe papastërtinë në rrugën e Banjës së Tetovës, janë larguar një pjesë e madhe e mbeturinave për rreth rrugës. Edhe pse këtë duhej ta bënte Komuna e Tetovës, por qytetari Albert Rufati me vetë iniciativë ka pastruar mbeturinat.

    Mungesa e koshave për plehra është një problem në vete, prandaj qytetarët e shohin të njëjtën fotografi. Ngado që të lëvizësh të zënë sytë mbeturina të cilat i prishin imazhin relaksues banjës së Tetovës.

    Ndryshe, qytetarët këtë pjesë të qytetit e shfrytëzojnë edhe si vend për t’u çlodhur, për sport, rekreim, për t’i ikur rrëmujës së qytetit dhe për të shijuar freskinë sidomos gjatë verës. Edhe pse është një nga qendrat me atraksion më të lartë në Tetovë, banja e Tetovës nuk është mirëmbajtur pothuajse fare nga komuna, por vazhdimisht qytetarët e pastrojnë me vetë dëshirë.

    Edhe pse vazhdimisht komuna premton se do të ndërmarrë diçka për Banjën e Tetovës, ankesat në redaksinë e Nistorit tregojnë se premtimet nuk përmbushen.

    Nga komuna e Tetovës për Nistori më herët theksuan se po përpilojnë projekte për ndërtimet në banjën e Tetovës, mirëpo kur do të fillojnë me punën nuk dihet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sali: Mungesa e kuadrove në spitalet e qyteteve tjera stërmbush siptalet e Shkupit

    Lajmi i rradhës

    Njihni spirulinën, algën e shëndetshme direkt nga deti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë