Rriten çmimet nëpër kafenetë dhe restorantet e Maqedonisë

    Fotografia: Ilustruese

    Muaji maj i këtij viti ka shënuar rritje krahasuar me muajin paraprak, për çmimet e shërbimeve hotelerike.

    Në krahasim me prillin e këtij viti, shërbimet janë rritur për 0,2 për qind, ndërsa krahasuar me majin e vitit të kaluar për 9,7 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

    Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritja në maj në krahasim me prillin e këtij viti është shënuar në grupet e ushqimit për 0,3 për qind dhe pijet alkoolike për 0,1 për qind.

    Çmimet e shërbimeve hotelerike për periudhën janar-maj të vitit 2022, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë rritur për 7 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar rritja është për 5,3 për qind.

    Lajmi Paraprak

    Sërish shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Mocion mosbesimi kundër Boris Johnsonit sot

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë