Antikorrupsioni, nga tenderët pa garë, inceneratorët, te personat kriminalë krah Kryeministrit

    LEDINA MANDIJA

    Në konferencën e parë antikorrupsion, pas 9 vite qeverisje, Rama deklaroi se “korrupsioni nuk është zgjidhur si në asnjë vend të botës” dhe komunikoi raportimin për korrupsionin, duke deklaruar se “tashmë drejtësia është e pavarur nga politika” dhe se “problematike është paaftësia për të ndërtuar procese që janë transparente të drejta dhe cilësore” dhe për këtë kishte gjetur zgjidhjen përmes ngritjes së “një autoriteti të pavarur dhe profesional për tenderime, ku do të merrte dhe konsulencë ndërkombëtare”.

    Para një viti, Rama deklaronte 70 % të rasteve problematike me prokurime. Nuk dëgjuam sa zyrtarë të lartë janë dënuar?! Sa pasuri të tyre janë sekuestruar dhe konfiskuar?! Sa efeciente ishte qeveria me strukturat antikorrupsion në kuadër të strategjisë ndërsektoriale antikorrupsion dhe planveprimeve në zbatim të saj?

    Nuk e dëgjuam të fliste për tenderët sekrete, kontratat klienteliste, inceneratorët, abuzimet me tenderat për rindërtimin apo ato për medikamente dhe instrumente mjekësore në periudhën e pandemisë. Nuk e dëgjuam të fliste për gruan e Kajmakut që përfitonte para përmes prokurimeve publike, apo edhe gruan e Sharrës dhe jo vetëm. Nuk e dëgjuam të fliste për transparencën e qeverisë në koncesione dhe prokurime publike. Pas 9 viteve qeverisje, publikon një raport monitorimi në kuadër të planveprimit antikorrupsion 2015-2023, ndërkohë që raportet duhet të ishin 3-mujore, 6-mujore sipas planveprimeve dhe konferenca e parë antikorrupsion nuk ishte parashikuar në kuadër të kësaj strategjie, por do të duhej të kishte organizuar të tjera me kohë me të dhëna të sakta dhe me një panoramë reale dhe transparence, të paktën për aq sa raportohet nga organizma ndërkombëtarë që monitorojnë Shqipërinë prej vitesh për korrupsionin.

    Ndryshe nga sa u përpoq të mbushte mendjen Kryeministri, në një sallë me punonjës të administratës mbi baza “meritokracie”, sikur edhe deklaron.

    Departamenti Amerikan i Shtetit në Raportin për Korrupsionin ka konkluduar se:

    · pandëshkueshmëria e korrupsionit mbetet një problem në Shqipëri.

    · qeveria nuk ka zbatuar ligjin në lidhje me ndjekjen e veprave penale të korrupsionit dhe lejon punësim të personave të dënuar në pozicione si kryetar bashkie apo pozicione të larta në qeveri.

    Transparencë International ka gjetur se: · Në Shqipëri perceptimi i korrupsionit është i lartë, 110 nga 180 vende. Ka një rënie 27 vende nga viti 2016 dhe 6 vende nga viti 2021, 8 vende poshtë mesatares.

    GRECO ka kërkuar publikimin e këshilltarëve politikë online, funksioneve, informacion për punën e tyre dhe aktivitetin e tyre. Rregulla të qarta në lidhje me funksionare të lartë të qeverisë në kontakte me lobistë dhe palë të treta që kërkojnë të influencojnë pushtetin legjislativ dhe aktivitetin e tyre përmes kontrata të lobimit formale dhe jo formale.

    Progres-Raporti për vitin 2021 ka gjetur se: · Korrupsioni mbetet një problem i madh në Shqipëri.

    · Dënimi i zyrtarëve të lartë i kufizuar në numër, duke vazhduar me politikën e pandëshkueshmërisë të zyrtarëve të lartë të shtetit.

    · Task-Forca antikorrupsion ishte më pak efektive.

    · Duhet vullnet politik në rritjen e numrit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara

    · Mungese transparence në procesin ligjvënës.

    · Konsultimi publik i ligjeve, formal

    · Sjellja e administratës e dobët karshi qytetarëve

    · Rekrutimi mbi bazë merite, promovimi dhe largimi nga detyra duhet konsoliduar.

    · Mungon një kuadër ligjor koherent për llogaridhënien.

    Pavarësisht kësaj panorame të monitorimit nga organizmat ndërkombëtarë, Kryeministri “fitimtar kundër korrupsionit” harroi të tregonte disa të dhëna ulëritëse, të cilat nuk kanë lidhje me profesionalizmin dhe cilësinë e prokurimeve, por me korrupsionin faktik të kësaj qeverie, që po përpiqet të bëjë epilogun e punës së saj për këto 9 vite keqqeverisje përmes një konference të parë antikorrupsion.

    Nga viti 2014, tenderët pa garë me 1 operator janë në 30 % të procedurave tenderuese. Pra, 1 në 3 tenderë janë pa garë.

    · Në vitin 2021- 34.4 % e tenderëve me një operator me vlerë 333 mil euro ose 21% e vlerës totale të prokuruar.

    · Oferta të shtrenjta ose oferta në fondin limit. Në 20 % e procedurave, vlera e kontratës 100 % e fondit limit. Në 32 % e procedurave 99% e vlerës fondit limit. Në 52 % sa 95-100 % e vlerës fondit limit

    · Në 65 % të procedurave tenderuese fiton oferta më e lartë · 35 mil euro të tenderuara për ilaçe dhe instrumente mjekësore Covid pa garë apo procedura sekrete.

    · 30 % e tenderave të paracaktuara.

    · Persona me të shkuar kriminale pastrojnë para duke marrë punë publike

    · Miliona euro me tenderë sekretë me një rritje eksponenciale nga viti 2014-2022. (Në teknologji informacioni, shërbime qeveritare, mirëmbajtje rrugësh etj.)

    · Kufizim konkurrence mes operatorëve ekonomikë, 236 kontrata sekrete 2013-2018 krahasuar me 20 nga 2008-2013

    · Fondet publike të tenderuara për rindërtimin në favor të klientëve të qeverisë

    · Fondet publike të tenderuara abuzivisht për inceneratorët

    · Zbatimin e kontratave korruptive të inceneratorëve

    · Shifrat marramendëse të tenderimeve për bërjen e punëve publike

    · Mungesën e transparencës në specifikimin e nevojave për ofrimin e shërbimeve dhe punëve publike përmes një analize të hollësishme financiare

    · Mungesën e transparencës nga organet e qeverisjes në dhënien e informacionit në lidhje me aktivitetin e qeverisë etj

    Dje, Kryeministri kishte shumë për të thënë, por ajo çfarë deklaroi tej asaj çfarë parashikon Strategjia Antikorrupsion dhe Planveprimi 2015-2023, ishte struktura e pavarur, profesionale e prokurimeve, meqë administrata ka shumë punë të tjera për të bërë në kuadrin e bërjes së Shtetit në mandatin e tretë të ‘merituar’ të qeverisjes së tij.

    Kjo qeveri, e treguar me fakte dhe prova si e korruptuar, e ka të humbur betejën me korrupsionin dhe nuk mund të vazhdojë të tregojë përralla për shqiptarët, të cilët presin që paratë e tenderuara dhe të përvetësuara nga këta qeveritarë të korruptuar t’u kthehen sërish taksapaguesve shqiptarë.

    Zyrtarët e paktë të dënuar sa për të thënë, me të cilët krenohet Rama, nuk justifikojnë krimin shtetëror të vjedhjes së shqiptarëve dhe aq më tepër të tregohen si histori suksesi në konferencë të “nivelit të lartë”, për sa kohë asnjë pasuri e tyre nuk është sekuestruar apo konfiskuar deri më sot. /Panorama/

    *Ish-Avokate e Shtetit, konsulente juridike

    Lajmi Paraprak

    Aeroplani i cili mund të qëndrojë për muaj të tërë në ajër (Foto)

    Lajmi i rradhës

    Alternativa i kërkon kthimin e mandatit, deputetit Zejdi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë