Si të mbrohemi nga sulmet kibernetike!

    Të pasigurt nga avantazhet që sjell teknologjia. Jo vetëm individët, por edhe institucionet shtetërore e kompani të rëndësishme. Vitin e kaluar në Maqedoni u shtuan ndjeshëm rastet e sulmeve kibernetike ndaj institucioneve, duke detyruar Qeverinë të rrisë investimet për parandalimin e tyre.

    SI GABOJMË ÇDO DITË

    Artan Luma, profesor për Sigurinë Kibernetike dhe Kriptografike në Universitetin e Evropës Juglindore sqaron se cilat janë disa nga gabimet elementare që bën çdo person. Kur krijon një profil ose llogari në platforma të ndryshme, rrjetet sociale, apo forume, duke vendosur fjalëkalime sa më të lehta për t’u mbajtur mend, apo duke përdorur të njëjtin në të gjitha platformat. Që do të thotë nëse ai fjalëkalim hakohet, ju nuk do të keni akses të plotë në të gjitha llogaritë.

    Prandaj, një nga ato gabime është kur vendosni fjalëkalime të thjeshta ose fjalëkalime që janë të lehta për t’u mbajtur mend.

    Si gabim tjetër Luma veçon marrjen dhe hapjen e mesazheve nga kompani apo persona të panjohur, pa e ditur burimin e informacionit që vjen. Kështu depërtohet në lidhje të dyshimta dhe mund të gërmoni në metodat dhe teknikat që hakerët përdorin për të depërtuar në pajisjet tuaja. Një tjetër gabim është përdorimi i Wi-Fi publik, pasi nuk dihet e kush e konfiguron, si e konfiguron dhe kush e kontrollon, dhe shpesh ndodh që në ato raste të jeni viktima të sulmeve që po ndodhin.

    “Por gabimi më i madh është nëse përmes këtyre rrjeteve Wi-Fi ne paguajmë dhe kur përdorim kartat tona bankare, dikush mund të vjedhë numrat e kartave dhe numrin e sigurisë që gjendet mbrapa kartelës bankare. Malware janë aplikacione, të cilat instalohen në pajisje të ndryshme dhe mund të monitorojnë vazhdimisht ato pajisje. Një tjetër, vjedhja e identitetit, nënkupton përdorimin e inxhinierisë së informacionit përmes rrjeteve sociale, njerëz të caktuar vjedhin informacione personale nga ju, ju bëjnë pyetje dhe ju pa vetëdije i jepni ato të dhëna, kështu që ata grumbullojnë një sasi të madhe informacioni që keni vendosur, qoftë në rrjetet sociale ose kur komunikoni me ta. Një nga teknikat e fundit, e cila përdoret edhe më shumë, zakonisht janë institucionet ose kompanitë që kanë informacion të vlefshëm, i ruajnë në hard-disqet e tyre dhe një nga sulmet është të kriptoni të gjithë hard-diskun dhe më pas ju dërgojnë një mesazh duke thënë se nëse doni të merrni çelësin e deshifrimit, duhet të paguani një shumë të caktuar. Megjithatë, pagesa e shumës nuk bëhet përmes sistemit bankar, pasi më pas mund të identifikohet se për kë bëhet fjalë, por pagesa bëhet përmes kriptovalutave”, thotë Luma.

    SI TË MBROJMË FËMIJËT DHE TË MOSHUARIT

    Sesa sulme kibernetike ndodhin, kush janë më të cenuarit nuk mund të disponojmë shifra të sakta, pasi shumica e individëve nuk i deklaron dhe nuk raportohen. Një pjesë nuk e dinë se ku duhet të raportojnë, në cilat institucione, thotë Luma.

    “Por shumica prej nesh i dëgjojmë këto në lajmet, si ishte rasti me emailet e bombave në shkollë, lajme të ndryshme që kishim, kështu që është shumë e rëndësishme të krijohet edukim dhe të trajnohen njerëzit se si të veprojnë kundër këtyre sulmeve dhe të dinë se ku duhet të raportojnë, nëse duhet të shkojnë në polici apo në disa institucion tjetër”, thotë Luma.

    Ndërsa Valon Dauti, inxhinier i sigurisë kibernetike dhe analist i inteligjencës kibernetike, thekson se prindërit duhet të monitorojnë në mënyrë aktive se çfarë po bëjnë fëmijët e tyre në botën digjitale, madhe duhet të kufizohet përdorimi. Është gjithashtu thelbësore që prindërit të edukojnë, diskutojnë dhe informojnë fëmijët e tyre për rreziqet që ekzistojnë në botën digjitale. Por Dauti theksin e vë edhe tek moshat e treta. Sipas tij edhe të moshuarit, si pjesë e përdoruesve të rregullt të shërbimeve që ofron teknologjia në përgjithësi, si çdo përdorues tjetër, duhet të mbrohen.

    “Unë do t’i këshilloja që të mos besojnë gjithçka që shohin. Gjithashtu, nëse shohin diçka të dyshimtë ose të paqartë, të konsultohen me brezat e rinj për paqartësitë e ndryshme ose thjesht nëse diçka u duket e dyshimtë. Të moshuarit mund të mbrohen në botën digjitale thjesht duke vazhduar të edukojnë veten për rreziqet e mundshme. Gjithashtu, ata patjetër nuk duhet të ndajnë informacione private dhe të ndjeshme me njerëz të panjohur. Për çdo paqartësi dhe dyshim që kanë, duhet të konsultohen me gjeneratat e reja, sepse brezat e rinj janë më të informuar me trendet që po ndodhin në botën digjitale”, thotë Dauti.

    Ai shton se individi duhet të edukojë veten për rreziqet e internetit, në përgjithësi, për botën digjitale. Duhet të krijojë fjalëkalime më të sigurta, më të forta, më të gjata dhe më komplekse, e nga ana tjetër, duhet të jetë i vetëdijshëm për rreziqet që janë në botën digjitale. Dauti këshillon përditësimin e softuerit dhe harduerit, sepse çdo ditë, madje disa herë në ditë, shfaqen gabime në sistemet e para-ndërtuara. Në mënyrë që përdoruesit të jenë më të sigurt në përdorimin e softuerit, ata duhet ta përditësojnë atë çdo ditë ose kur u jepet mundësia ta përditësojnë atë. Dhe në këtë mënyrë, ata rrisin sigurinë në mënyrë që gabimet e softuerit të mos mund të shfrytëzohen nga njerëzit e tjerë. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Abdullahi: rritja e nacionalizmit, ikje nga problemet reale  

    Lajmi i rradhës

    Shkeljet nuk cenojnë sigurinë ushqimore  

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë