Të rritesh me një prind me çregullim mendor: Roli i stigmës!

    Të rritesh me një prind me çrregullim apo sëmundje mendore paraqet shumë sfida, shpesh duke përfshirë të kujdesesh për prindin kur je fëmijë, të kuptosh realitetin tënd dhe të ndihesh i izoluar. Por një vështirësi kryesore, dhe ndoshta më pak e përfolur është stigma që e rrethon atë.

    Cilat janë përvojat e stigmës për ata që kanë një prind të sëmurë mendor? Kjo ishte pyetja qendrore e një studimi të udhëhequr nga Andrea Reupert nga universiteti Monash në Australi dhe kolegët e saj. Për të studiuar lidhur me këtë, ajo dhe ekipi kryen një meta-analizë në këtë fokus të veçantë. Në raportin përfundimtar, u analizuan 58 studime për ta kuptuar më mirë këtë fenomen.

    Rezultatet ishin padyshim dëshpëruese dhe ndoshta të pritshme. Një përmbledhje selektive jepet më poshtë:

    Përkufizimet e stigmës: Stigma u kuptua kryesisht në familje si një “ndryshim i theksuar” që të tjerët e perceptuan si negativ dhe që mund të thellohej. Ajo gjithashtu përfshinte nocionet se personi me sëmundjen ishte përgjegjës dhe fajësohej për të.

    Përvojat e stigmës për familjet: Fëmijët ndiheshin në siklet dhe turp për sëmundjen mendore të prindërve të tyre. Ata përjetonin ngacmim, faj dhe izolim shoqëror dhe bënin përpjekje të mëdha për të fshehur sëmundjen e prindërve të tyre. Një përshkrim i zakonshëm i përdorur nga fëmijët ishte se familja e tyre ishte “ndryshe” nga ajo e njerëzve të tjerë.

    Prindërit gjithashtu u ndjenë të turpëruar dhe fajtorë për mënyrën se si sëmundja e tyre ndikonte tek fëmijët. Ata gjithashtu kishin frikë nga reagimet negative dhe gjykimet e bëra nga të tjerët, përfshirë shërbimet shëndetësore dhe sociale. Shumë fajësuan veten se nuk ishin prindër dhe qytetarë më efektivë.

    Rezultatet për prindërit dhe fëmijët: Një rezultat i madh i stigmës si për fëmijët ashtu edhe për prindërit ishte izolimi. Pjesëmarrësit u përjashtuan nga puna, u ndanë nga miqësitë, madje edhe aktivitetet familjare. Për disa, kjo përfundimisht çoi në varfëri, status më të ulët shoqëror dhe madje edhe në vetëvrasje.

    Për më tepër, stigma që rrethon sëmundjen mendore e bëri më pak të mundshme që fëmijët dhe prindërit të kërkonin shërbime të shëndetit mendor. Shpesh fëmijëve iu kërkua ta mbanin sekret sëmundjen për të shmangur “turpin”. Kjo përfshinte dhe anashkalimin e mundësive sociale që do të inkurajonin zhvillimin shoqëror, si dhe kërkimin e ndihmës nga njerëz jashtë familjes.

    Autorët e përfundojnë punimin e tyre me një pasqyrë provokuese: Derisa të trajtojmë efektet strukturore të stigmës për të gjithë anëtarët e familjes, politikat dhe fushatat e shëndetit publik që inkurajojnë të flasim më hapur për sëmundjet mendore si një mjet për edukimin e shoqërisë më të madhe nuk do të jenë aq efektive sa do të donim./Psychology Today/

    Lajmi Paraprak

    Policia ka përfunduar raportin për zjarrin në Tetovë, Prokuroria nuk tregon detaje

    Lajmi i rradhës

    Meta liron nga detyra 4 ambasadorë, mes tyre vajzën e Ismail Kadaresë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë