NA JANË MBYLLUR SYTË APO I KEMI MBYLLUR

    Nehat Jahiu

    Kam dëgjuar në të shumtën e rasteve në biseda se, në policinë kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pozita komanduese janë shqiptarë dhe atë sidomos në rajonin e Kumanovës. Në vendet komanduese, si komandanta janë të emëruar maqedonasë, ndërsa si zëvendësa ose ndihmësa të tyre janë shqiptarë.

    Ajo që për mua është absurd mbi absurdet është se si edhe në pikën kuftare në Bellanoc komandanti është i kombit maqedon, ndërsa zëvendsi ose ndihmmësi është shqiptare. A nuk është kjo një padrejtësi e madhe që komuna e Likovës është e banuar qindpërqind me populltatë shqiptare!

    Unë nuk e di se këta pushtetarë shqiptarë, këta ppolitikanë qofshin të pozitës apo të opozitës nuk e vërejnë një gjë të këtillë apo u janë mbyllur sytë. Unë një gjë e di se asnjërit nuk i janë mbyllur sytë, por nuk duan të shohin, për t’i ruajtur postet e tyre. Vetëm kështu vazhdoni!

    Askush nuk i ka fajet pos neve si popullatë që ua japim votat për ato poste e pastaj ju shumë shpejt e harroni popullin duke vrapuar pas intereseve tuaja personale, grupore, klanore etj. Një ditë kur të ju hapen sytë do të pendoheni, por do të bëhet shumë vonë.

    Kllokot, 22 tetor 2022

    Lajmi Paraprak

    Mungesë medikamentesh | Ata që vuajnë janë pacientët

    Lajmi i rradhës

    Një “Plan Marshall” për Ukrainën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë