FFM-ja nuk e ka lejuar kryeministrin Zaev që të takohet me futbollistët

    Foto: Boris Streubel – UEFA/UEFA via Getty Images

    Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) njofton se protokollet e UEAF-s për mbrojtje nga COVID-19 nuk lejojnë takime me futbollistët me persona nga jashtë, qofshin ato edhe krerët shtetëror.

    Mbrëmë Zaev në një intervistë për “Klan Maqedoni” u ankua se FFM-ja nuk e ka lejuar të takohet me futbollistët e Përfaqësueses së Maqedonisë, para se të udhëtojnë për në Kampionatin Europian. Zaevi insistoi se megjithatë do t’i takojë futbollistët edhe përkundër qëndrimit të FFM-së.

    “Futbollistët me ftuan të takohemi dhe me kënaqësi pranova, por kryetari i FFM-së zotëri Sejdini, nuk lejoi të takohem, as në hapësirat e FFM-së, as në restorant. Megjithatë unë dhe futbollistët këto ditë do të takohemi dhe tashmë i kam ftuar për takim në Qeveri”, tha Zaevi.

    Ndërsa nga FFM kanë dalë me njoftim zyrtar, në të cilën sqarojnë se askush nga jashtë ekipit, nuk mund t’i takojë futbollistët para Kampionatit Evropian.

    “Duhet të theksojmë përsëri se sipas protokolleve të UEFA-s, si dhe udhëzimeve të qarta që kemi marrë, ne nuk jemi në gjendje të organizojmë ndonjë pritje për individë ose persona nga institucionet shtetërore sepse përgjegjësia për mbrojtjen e ekipit kombëtar të futbollit është e madhe dhe duhet të respektohet vazhdimisht sepse pasojat janë të mëdha”.

    “Rëndësia e parandalimit për shkak të kufizimeve të rrepta të kujdesit shëndetësor dhe protokolleve të vendosura nga UEFA që diktojnë kushtet për çdo aktivitet që nuk lidhet me programin e ekipit kombëtar para Kampionatit Evropian, dhe madje edhe më shumë që ekipi tashmë ka konfirmuar një rast pozitiv me Covid-19, e konfirmojnë personat përgjegjës për protokollin shëndetësor në ekipin kombëtar, ekipi mjekësor dhe dr. Nevzat Jonuzi, i ngarkuar për zbatimin e Protokollit të UEFA-s për kthim në lojë në kushte të pandemisë”.

    “Çdo mosrespektim i masave dhe rregullave të përcaktuara në protokollin e UEFA-s mund të çojë në masa disiplinore në përputhje me rregullat disiplinore të UEFA-s dhe të rrezikojë pjesëmarrjen e ekipit në turneun përfundimtar. Vetë koncepti i flluskës (“team bublle”) ka për qëllim të krijojë mjedis të mbrojtur dhe të kufizuar për lojtarët dhe stafin teknik gjatë qëndrimit të tyre në hotel dhe udhëtimit në turneun përfundimtar. Delegacioni i ekipit duhet të shmang çdo kontakt me çdo person jashtë flluskës, për të minimizuar rrezikun nga infektimi”, thuhet në njoftimin e FFM-së.

    Ndryshe, para disa ditëve futbollisti Enis Bardhi rezultoi pozitiv me COVID-19. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Konsensus politik për legalizimin e objekteve pa leje

    Lajmi i rradhës

    Zaev: Tashmë nuk kalon filozofia e “Iliridës” dhe ajo e Baçevit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë