Kujt i pengon e vërteta për tragjedinë në Bullgari? | Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi

    Pas anulimit të mbledhjes së Komisionit parlamentar anketues, ku ishte vendosur të diskutohet për rastin në Bullgari, ka reaguar familjari Muhedin Brava, të cilit i vdiq vajza në tragjedinë e 23 nëntorit të vitit 2021.

    “Ne familjarët e viktimave që humbën jetën në tragjedinë e autobusit në Bullgari, tani që nuk i kemi më të dashurit tanë, kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë. Për këtë qëllim kërkuam që në Kuvend Komisioni anketues të mbajë mbledhje për të drejtat dhe liritë e njeriut. Por, sot morëm përgjigjen se këtë mbledhje edhe pse Kryetari i Komisionit, Halil Snopçe, e kishte thirrur, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka anuluar. Ju kujtojmë se deputetët janë të dërguarit tanë në Kuvend dhe ata duhet të jenë zëri ynë dhe mbrojtësit tanë. Ne kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë, ndërsa vendimet e këtilla i vlerësojmë si tentim për të fshehur të njëjtën”, njofton Nistori. (04.05.2022)

    Brava ndër të tjera shton se, Xhaferi na rëndoi edhe më shumë dhimbjen dhe e pyesim publikisht, përse i pengon e vërteta, kë dëshiron ta mbrojë ai dhe pse nuk lejon hetim parlamentar.

    Ditë më parë, kreu i komisionit, Halil Snopçe u shpreh se, anulimi i mbledhjes së trupit anketues përbën shkelje për të cilën do të pasojë përgjegjësi.

    Ndryshe, zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov, sipas hetimeve, ka qenë moskontrolli i autobusit nga shoferi dhe shpejtësia e lartë, e papërshtatshme. 

    “Shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të vozitësit të autobusit. Dhe shpejtësia e lartë, të themi e papërshtatshme, e cila megjithatë nuk ishte mbi atë të lejuarën”. (25 janar 2022)

    Përplasja e autobusit në mbrojtëset e rrugës shkaktoi vdekjen e 45 njerëzve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa 7 të tjerë mbetën të lënduar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Përfitimet shëndetësore që marrim nga kërpudhat

    Lajmi i rradhës

    Gjonbalaj: Strategjia e Putinit është që të përndjekë popullatën civile dhe të krijohet një kaos ekonomik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë