Kyçyk: Reformat e brendshme, të nevojshme për suksesin e RMV-së

    Eurodeputeti dhe bashkëkryesuesi i partisë ALDE (Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës), Ilhan Kyçyk, porosit sot se, për liberalët është më e rëndësishme që zgjerimi i BE-së të vazhdojë, sepse kjo mund të kontribuojë në transformimin e shoqërive dhe ekonomive në vendet si Maqedonia e Veriut.

    Ai, në konferencës që organizoi PLD para kongresit partiak, theksoi se, Maqedonia e Veriut shënon stabilitet kur bëhet fjalë për reformat e brendshme, ndërsa reformat siç tha ai, nuk janë vetëm për të mirën e politikanëve, por edhe për të mirën e gjithë vendit, por posaçërisht për gjeneratat e ardhshme.

    “Më vjen mirë që Maqedonia e Veriut shënon stabilitet kur bëhet fjalë për reformat e brendshme, sepse ato janë aq shumë të nevojshme për suksesin e vendit. Reformat nuk janë vetëm për të mirën e politikanëve, por janë e mira e gjithë vendit, por më së shumti për gjeneratat e ardhshme. Evropa po ndryshon, shpresojmë për më mirë dhe bën reforma të veta. Për neve liberalëve është më e rëndësishme që zgjerimi të vazhdojë sepse me të vërtetë vlerësojmë se, ajo mund të kontribuojë për vendet si Maqedonia e Veriut që t’i transferjnë shoqëritë e tyre dhe ekonomitë, por gjithashtu edhe të jenë pjesë e famijes më të madhe”, theksoi Kyçyk.

    Në konferencë mbajti fjalim edhe kryetari i PLD-së, Goran Milevski, i cili theksoi se, është e domosdoshme që vendi t’i tejkalojë bllokadat vendore që sa më shpejtë t’i fillojë negociatat me BE-në.

    Kujtojmë se, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare. Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor. Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

    Ndërkohë, Maqedonia e Veriut aktualisht po zhvillon edhe procesin e skriningut, i cili është planifikuar të zgjasë deri në fund të nëntorit 2023. Prej më 11 nëntor, e deri më 9 dhjetor të këtij viti, vazhdon faza e dytë e skriningut, gjegjësisht atij bilateral. Në këtë proces Maqedonia e Veriut do të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, strukturën institucionale të zbatimit të ligjit.

    Lajmi Paraprak

    Edukatorët nëpër çerdhet e Maqedonisë bëjnë punë të dyfishtë

    Lajmi i rradhës

    “Katar 2022”, Ronaldo & Messi, kush është më i suksesshëm?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë