Dënohet me 1 vit e tre muaj burg / Anesteziologu Valton Dervishi: E pranoj fajin, pendohem dhe kërkoj falje publike (Video)

    Gjykata Themelore e Tetovës miratoi aktivendim ndaj anesteziologut Valton Dervishi i cili incizoi Live në TikTok gratë shtatzëna në spitalin e Tetovës. Gjykata e dënoi Dervishin 1 vit e 3 muaj për të dy akuzat, “shërbim të pandërgjegjshëm në punë”, kjo sipas nenit 353 – V, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1, si dhe “incizim i paautorizuar”, sipas nenit 152 paragrafi 2 të Kodit Penal, shkruan Nistori.

    Dervishi para gjykatësit Dragisha Ivanovski pranoi fajin dhe tha se është penduar për veprën e kryer, si dhe u kërkoi falje publike të gjithë atyre që janë dëmtuar nga ky gjest.

    “Unë e pranoj fajin dhe pendohem thellësisht për gabimin tim. I pranoj (të dy akuzat) dhe më vjen keq për këtë. Deklarata është me vullnetin tim. Kërkoj falje publike, nuk e kam bërë me ndonjë tendencë apo ndonjë përfitim material”, deklaroi Dervishi.

    Ai më tej kërkoi që t’i ndërpritet paraburgimi për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore dhe derisa vendimi do të hyjë në fuqi, do të qëndrojë në burg shtëpiak. Dervishi ka të drejtën e ankesës prej tetë ditësh.

    Tre dëshmitarët nga spitali i Tetovës nuk patën nevojë të prononcohen, pasi gjykatësi u kumtoi atyre se Dervishi veçmë e ka pranuar fajin.

    Ndryshe, rrethanat lehtësuese si gjendja shëndetësore, si prind dhe bashkëshort dhe se nuk ka qenë i dënuar më parë.

    GJITHÇKA RRETH RASTIT TË ANESTEZIOLOGUT VALTON DERVISHI

    Në repartin e Gjinekologjisë në Tetovë, anesteziologu incizon “live” gratë shtatzëna në sallë

    Një video është duke qarkulluar në rrjete sociale, ku një person, i punësuar si anesteziolog në repartin për pastrim në Gjinekologji, në Spitalin e Tetovës, ka incizuar gratë – paciente në njërën nga sallat, live në TikTok!

    TV21 ka verifikuar videon dhe u vërtetua se është xhiruar në Gjinekologjinë e Tetovës, dhe se personi që ka realizuar videon, është i angazhuar në këtë repart.

    Rasti ende nuk ishte denoncuar nga askush në polici, por me të kuptuar për të, drejtori i Spitalit është nisur drejt Sektorit të Punëve të Brendshme për ta raportuar.

    Qëndrim kërkuam edhe nga MPB-ja, por nga atje thanë se pa pasur një denoncim dhe deri “në dokumentimin e rastit”, nuk mund të dalin me qëndrim për masat ndëshkuese.

    Kontaktuam edhe personin që ka bërë xhirimin direkt në rrjet social, por i njëjti s’ka kthyer ende asnjë përgjigje.

    Në bazë të ligjit të mbrojtjes shëndetësore, pacientët kanë të drejtë për mbrojtjen e privatësisë, në këtë rast, për çka dyshohet se ka bërë shkelje nëpunësi i spitalit gjinekologjik në Tetovë!

    Valton Dervishi, anesteziologu që filmoi “Live” gratë në Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë – dispanzeri i grave, ndalohet në polici

    Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë sot zyrtarisht ka njoftuar arrestimin e anesteziologut, Valton Dervishi i punësuar në spitalin e Tetovës, i cili nëpërmjet transmetimit “live” në TikTok incizonte gratë shtatzëna. Nga MPB njoftojnë se i njëjti është arrestuar pak para mesnate në fshatin Odri, njofton Nistori.

    “Më 14.04.2023, në ora 23:40, në Odri të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar personin V.D. (43), duke vepruar pas raportimit të P.V., drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës, se V.D., i punësuar si anesteziolog në këtë spital, ka filmuar dhe publikuar përmes rrjetit “Tik Tok” stafin mjekësor dhe pacientët të cilëve iu është ofruar ndihma mjekësore.”, thonë nga SPB Tetovë.

    Gjithashtu nga MPB thonë se është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse. /Nistori/

    Tetë ditë paraburgim për anesteziologun që incizoi “Live” në TikTok pacientët dhe personelin mjekësor në spitalin e Tetovës

    Gjykata Themelore Tetovë ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh ndaj anesteziologut Valton Dervishi nga Odri i Tetovës për “incizim të paautorizuar” në spitalin klinik të Tetovës, gjegjësisht ka incizuar Live në TikTok pacientët dhe personelin mjekësor, njofton Nistori.

    “Më datë 15.04.2023, gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë personit V.D. (43) nga Odri i Tetovës, i ka shqiptuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 8 ditësh dhe do të dërgohet për vuajtje të paraburgimit në Burgun e Shkupit. Ai dyshohet për “punë të pakujdesshme në shërbim” dhe “incizim të paautorizuar” në Spitalin klinik të Tetovës, ku punonte si mjek anesteziolog. V.D. ka filmuar personelin mjekësor dhe pacientët në një nga repartet dhe e ka publikuar drejtpërdrejt në rrjetin social “Tik-Tok”, ndërsa pak para se të privohet nga liria nga ana e zyrtarëve policorë të SPB- Tetovë, drejtori 49-vjeçar i Spitalit klinik e ka raportuar rastin.” – kumtojnë nga SPB Tetovë.

    Ndryshe, pas reagimeve të shumta, drejtori i spitalit Pëllumb Vela para medias bëri të ditur ndërprerjen e marrëdhënies së punës të mjekut që incizoi.

    ”Ndjej keqardhje për rastin e mbrëmshëm në Spitalin e Tetovës, dua të theksoj se në fillim kur mora vesh, e kam denoncuar rastin në polici, pastaj un bashkë me ministrin e Shëndëtsise kemi vendosur që këtij personi ti ndërpritet marrëdhënja e punes, sepse ka shkelur regullat e punës” – shton drejtori Pëllumb Vela.

    Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti është ngritur procedurë edhe për marrjen e licencës së anesteziologut. /Nistori/

    SKANDALI NË SPITALIN E TETOVËS | Oda e Mjekëve: T’i merret licenca anesteziologut Valton Dervishi

    Oda e Mjekëve kërkon që anesteziologut “tiktoker” t’i merret licenca e punës. Komisioni ka konstatuar se Dervishi ka shkelur në shumë norma etike. Vendimi përfundimtar pritet javën e ardhshme, ndërsa anesteziologu maksimumi mund të mbetet pa licencë pune për 7 vjet.

    Anasteziologu Dervishi është në paraburgim në burgun e Shutkës pasi të shtunën u arrestua për publikimin në Tik tok të videove të grave shtatzëna në repartin e gjinekologjisë në Tetovë. Pas aktit skandaloz Derivishi humbi edhe vendin e punës.

    “Në përputhje me procedurat dhe rregulloret, u mbajt mbledhje urgjente e komisionit për çështje etike dhe ligjore. Pas një diskutimi të detajuar dhe shqyrtimit të rastit komisioni mori vendim unanim për fillimin e procedurës para gjykatës së nderit të Odës së Mjekëve. Prokurori i Gjykatës së Nderit pas shqyrtimit e pranoi dhe dorëzoi akuzë te gjykata e nderit kundër Valon Dervishit, anesteziolog, i cili tashmë nuk është i punësuar… me propozim që Gjykata e Nderit të shqiptojë masë për heqje të përkohshme të licencës së punës”, deklaroi Kalina Grivçeva Stardellova.

    Pas skandalit me anesteziologun në fjalë,  Spitali i Tetovës përmes një letre zyrtare drejtuar stafit  të spitali për rregullat e funksionimit në rrjetet sociale. Në letrën e nënshkruar nga drejtori Pëllumb Vela, thuhet se të gjithë të punësuarit janë të detyruar të respektojmë këto rregulla. Në listën e rregullave thuhet që të mos nxjerrin informacione private dhe sekretet e pacientëve. Këtu përfshihen gjendja shëndetësore, fizike dhe emocionale e pacientëve. Historia e pacientit duhet të mbetet sekret profesional mes mjekut dhe pacientit. Shkelja e kësaj rregulle, dënohet edhe me ligjet e Maqedonisë së Veriut. Ky dokument është dërguar tek të gjithë të punësuarit ne Spitalin e Tetovës. /Alsat/

    Anesteziologut “tiktoker” nga Tetova i është refuzuar dy herë njohja e specializimit të kryer në Prishtinë

    Një komision prej pesë anëtarësh i përbërë nga profesorë eminentë nga Departamenti i Anestezisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Shkupit “Kirili dhe Metodij” në vitin 2014 u tërhoqën dhe refuzuan t’i nostrifikojnë specializimin e Kosovës të mjekut anesteziolog, tiktokerit Dr.Valton Dervishi, i akuzuar për punë të pakujdesshme gjatë punës dhe incizim të paautorizuar. Specializimi, sipas burimeve të SDK në Ministrinë e Shëndetësisë, është nënshkruar në vitin 2015 nga ministri i atëhershëm Nikolla Todorov, përcjell Nistori.

    Dyzet e tre vjeçari Dervishi është në paraburgim prej pesë ditësh, pasi ka postuar në TikTok pacientet në dispenzerin e grave në Spitalin Klinik të Tetovës. Në një sfidë të ashtuquajtur TikTok, ai dialogoi me një tjetër TikToker dhe duke u incizuar, komentoi në mënyrë vulgare pacientet që ishin të hospitalizuar në spital.

    Pasi publikimi shkaktoi bujë të madhe në publik, policia arrestoi anesteziologun. Rastin e denoncoi drejtori i spitalit klinik të Tetovës, Pëllumb Vela. Më 15 prill, me propozim të Prokurorisë dhe gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Tetovës, Dervishi ka marrë paraburgim tetë ditor.

    Anesteziologut “tiktoker” nga Tetova i është refuzuar dy herë njohja e specializimit të kryer në Prishtinë

    Një komision prej pesë anëtarësh i përbërë nga profesorë eminentë nga Departamenti i Anestezisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Shkupit “Kirili dhe Metodij” në vitin 2014 u tërhoqën dhe refuzuan t’i nostrifikojnë specializimin e Kosovës të mjekut anesteziolog, tiktokerit Dr.Valton Dervishi, i akuzuar për punë të pakujdesshme gjatë punës dhe incizim të paautorizuar. Specializimi, sipas burimeve të SDK në Ministrinë e Shëndetësisë, është nënshkruar në vitin 2015 nga ministri i atëhershëm Nikolla Todorov, përcjell Nistori.

    Dyzet e tre vjeçari Dervishi është në paraburgim prej pesë ditësh, pasi ka postuar në TikTok pacientet në dispenzerin e grave në Spitalin Klinik të Tetovës. Në një sfidë të ashtuquajtur TikTok, ai dialogoi me një tjetër TikToker dhe duke u incizuar, komentoi në mënyrë vulgare pacientet që ishin të hospitalizuar në spital.

    Pasi publikimi shkaktoi bujë të madhe në publik, policia arrestoi anesteziologun. Rastin e denoncoi drejtori i spitalit klinik të Tetovës, Pëllumb Vela. Më 15 prill, me propozim të Prokurorisë dhe gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Tetovës, Dervishi ka marrë paraburgim tetë ditor.

    Doktori u diplomua në Universitetin e Prishtinës në vitin 2007, pastaj filloi specializimin në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, por e ndërpreu dhe vazhdoi specializimin në Prishtinë. Në vitin 2014 ka kërkuar që specializimi i tij të nostrifikohet këtu në Shkup. Komisioni pesë anëtarësh nga Fakulteti i Mjekësisë në UKIM në Shkup është takuar dy herë dhe ka kërkuar dokumente dhe shpjegime shtesë nga kolegët e Fakultetit të Prishtinës. Pasi nuk i ka marrë dokumentet, ata nuk kanë marrë vendim për nostrifikim, e më pas është tërhequr ndër të tjera për shkak të presionit politik të liderëve partiakë.

    Mjekët nga Qendra Klinike e Shkupit me të cilët ka folur SDK, por të cilët nuk janë të autorizuar të japin deklarata zyrtare, thonë se pasi Dervishi filloi specializimin në Klinikat në Shkup, pas një kohe ka humbur gjurmët.

    Kur u kthye nga Prishtina, komisioni për nostrifikimin e specializimit u tërhoq për arsye personale, sepse kishin shumë dyshime se kishte vetëm një nënshkrim në dokumente, po ashtu morën raporte nga media dhe kolegë nga Kosova se ai person mund edhe të të mos ketë kryer specializimin e plotë.

    “Ende nuk e dimë se si e ka firmosur nostrifikimin ministri i Shëndetësisë”, thonë bashkëbiseduesit tanë.

    “Është e tmerrshme, shtojnë ata, se tani i njëjti rast po përsëritet edhe për dhëndrin e tij, mjekët sërish po i nënshtrohen presionit politik, por edhe komisioni nuk pranon të nënshkruajë nostrifikimin e tij për specializim nga Kosova. Tani është një komision i dytë dhe nuk e dimë deri ku është ajo procedurë”, kanë thënë bashkëbiseduesit tanë.

    Sipas bashkëbiseduesve nga Tetova, Dervishi ka qenë i toleruar dhe i mbuluar në Spital për një kohë të gjatë. Ai ishte i punësuar në kohën e drejtorit të mëparshëm të Spitalit të Tetovës, doktor Florin Besimit, i cili dha dorëheqje pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë më 8 shtator 2021, ku humbën jetën 14 pacientë.

    Sipas burimeve tona, ai nuk e ka përfshirë as licencën e punës në dokumentet e pranimit në Spitalin e Tetovës.

    Kryetarja e Odës së Mjekëve, Dr. Kalina Grivçeva-Stardelova, tha se prokurori i Gjykatës së Nderit të Odës së Mjekëve ka ngritur aktakuzë kundër Dervishit për heqjen e përkohshme të licencës së punës. Dënimi maksimal është 7 vjet për heqjen e licencës.

    “Një mjek i punësuar në këtë institucion fatkeqësisht ka shfrytëzuar pozitën e tij në institucion dhe ka shkelur të drejtat e pacientëve dhe dinjitetin e tyre, duke cenuar në këtë mënyrë reputacionin dhe nderin e profesionit tonë mjekësor. Kemi thirrur urgjentisht një mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit për Çështje Etike dhe Juridike. Pas një diskutimi dhe shqyrtimi të hollësishëm të çështjes, Komisioni mori vendim unanim për fillimin e procedurës pranë Gjykatës së Nderit të Dhomës së Mjekësisë. Prokurori i Gjykatës së Nderit, pas shqyrtimit të kërkesës, e pranoi atë dhe i dorëzoi Gjykatës së Nderit të Dhomës aktakuzë ndaj mjekut anesteziolog i cili nuk është më i punësuar në spital, doktor Valton Dervishi, me propozim të Gjykatës së Nderit i vendosin masën e heqjes së përkohshme të licencës për punë, sipas rregulloreve ligjore. Aktakuza për momentin është duke iu dorëzuar mjekut i cili është në paraburgim”, tha Dr. Grivçeva-Stardelova.

    Ajo shtoi se pas skadimit të afateve minimale të parashikuara në procedurë, Gjykata e Nderit do të ulet për të marrë vendim përfundimtar.

    Dr. Grivçeva-Stardelova shprehu dënimin më të ashpër për incidentin dhe, siç tha ajo, në emër të gjithë profesionit u kërkoi falje pacientëve të cilët ishin filmuar pa leje teksa ishin të hospitalizuara në dispenzerin e grave. /Nistori/

    Prokuroria me aktakuzë kundër anesteziologut të Tetovës, Valton Dervishi

    Prokuroria e Tetovës ka ngritur aktakuzë kundër anesteziologut Valton Dervishi. Ai akuzohet për veprat penale “shërbim të pandërgjegjshëm në punë” dhe “regjistrim të paautorizuar”. Prokuroria gjithashtu i kërkoi gjykatës t’ia vazhdojë masën e paraburgimit për mjekun i cili për një sfidë në tik-tok regjistroi pacientët dhe personelin mjekësor në Spitalin Klinik të Tetovës.

    “Në procedurën paraprake të kryer, u mblodhën prova që mbështesin dyshimin e arsyeshëm se i akuzuari, si person zyrtar – anesteziolog i punësuar në Spitalin Klinik në Tetovë, më 14 prill në mënyrë të paautorizuar ka bërë regjistrim të pacientëve dhe punonjësve dhe atë e ka postuar drejtpërdrejt në një rrjet social, i cili me këtë qartë ka vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme në ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të tij dhe rëndë ka shkelur të drejtat e tyre”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

    Ndryshe, për punë të pandërgjegjshme, Kodi Penal parashikon dënim me burg nga tre muaj deri në pesë vjet, ndërsa për regjistrim të paautorizuar së paku tre vjet burg. Alsat më parë njoftoi se jozyrtarisht, Dervishi ka pranuar veprën, prandaj pritet që gjykimi të mos zgjasë shumë.

    Pas skandalit, anesteziologu fillimisht u arrestua dhe më pas iu shqiptua masa e paraburgimit prej tetë ditëve. Ai menjëherë u pushua edhe nga puna, ndërsa Oda e Mjekëve kërkoi që t ‘i hiqet licenca e punës. Sipas komisionit të Odës së mjekëve, Dervishi ka shkelur shumë norma etike, ndërsa vendimi përfundimtar mbi kërkesën e tyre do të merret javën e ardhshme.

    Rasti i regjistrimit në departamentin e gjinekologjisë gjithashtu shkaktoi edhe ndryshime në menaxhmentin e spitalit. Ministri i Shëndetësisë shkarkoi drejtorin organizativ të Spitalit Klinik të Tetovës, Armend Fazliun, ndërsa në vend të tij u emërua Blerim Osmani. /Alsat/

    Anesteziologu “tiktoker” mbeti pa licencë

    Anesteziologut nga Tetova, Valton Dervishi, i është marrë përkohësisht licenca e punës. Oda e Mjekëve këtë vendim e ka marrë pasi mjeku shkeli privatësinë, të drejtat dhe dinjitetin e pacientëve duke postuar video nga reparti gjinekologjik i spitalit në platformën Tik- Tok.

    Mjekut i hiqet leja e punës për një periudhë 7-vjeçare, që është dënimi maksimal që mund të merret për shkelje etike në punë. Gjykata e Nderit e Odës së Mjekëve ka konstatuar se anesteziologu ka shkelur Kodin e Deontologjisë si dhe Kodin Ndërkombëtar të Etikës Mjekësore, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve.

    Nga Oda e Mjekëve, pak ditë më parë u kanë kërkuar falje pacientëve që janë filmuar, pa u pyetur. Prokuroria Themelore Publike e Tetovës para dy ditësh në Gjykatën Themelore në Tetovë ka dorëzuar aktakuzë kundër Dervishit për vepra penale – Keqpërdorim në shërbim si dhe incizim i paautorizuar. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Krimi, kamerat dhe “Big Brother”

    Lajmi i rradhës

    Rasti “Monstra”, kërkohet ndërrimi i gjykatësve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë