LIVE | Zgjedhjet lokale 2021 | Sot votohet për të shtatën herë që nga pavarësia e RMV-së

    Në zgjedhjet e 17 tetorit (sot), qytetarët e RMV-së me të drejtë vote do të zgjedhin 301 kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 80 komuna dhe Shkupin me dhjetë komuna si njësi e veçantë e pushtetit lokal. Nga kandidatët për kryetar komune vetëm 25 prej tyre janë gra.

    Sot do të mund të votojnë 1,824,864 qytetarë, ndërsa nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.740.147 janë votues në Maqedoni dhe 82.461 persona jashtë vendit. Rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 31 tetor dhe fushata për rrethin e dytë do të zgjasë deri në mesnatën e 29 tetorit.

    Në këto zgjedhje lokale janë 572 lista të kandidatëve për anëtarë të këshillave komunal me gjithsej 10.532 kandidatë, prej të cilëve 55 për qind janë burra, ndërsa 45 për qind gra.

    Përndryshe, zgjedhjet e para lokale në Maqedoninë e pavarur janë mbajtur më 17 nëntor të vitit 1996, ku u zgjodhën këshilltarë dhe kryetarë të 123 komunave, si dhe Qyteti i Shkupit.

    PËRDITËSIM

    Lajmi Paraprak

    Mbi 41 mijë qytetarë votojnë për herë të parë sot në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Këto janë protokollet për parandalimin e përhapjes së virusit gjatë votimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë