Rrethi i dytë | Zgjedhjet lokale në RMV minutë pas minute

    Votimi për rrethin e dytë në zgjedhjet lokale ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në orën 19:00. Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, njoftojnë nga KSHZ, ai do të vazhdojë për aq kohë sa zgjatë ndërprerja, njofton Nistori.

    Votimi zhvillohet në komunat ku ka balotazh, gjithsej 44 komuna. Të drejtë vote në 2481 qendra votimi kanë 1.353.990 votues. Në Dibër nuk do të ketë rreth të dytë, por vetëm rivotim në vendvotimin 0543.

    Krahasuar me zgjedhjet paraprake të vitit 2017-të, në këto zgjedhje ka 10.220 votues më shumë, ndërkaq krahasuar me zgjedhjet e para lokale të RMV-së të cilat janë mbajtur para 25 vjetëve, sot ka 329.576 votues më shumë.

    Në rrethin e parë janë zgjedhur gjithsej 33 kryetarë të komunave nga 80 sa ka gjithsej Maqedonia e Veriut. Nga to, 22 komuna i ka fituar VMRO-DPMNE-ja opozitare, nëntë LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev dhe tri komuna Bashkimi Demokratik për Integrim, që po ashtu është pjesë e qeverisë.

    Përndryshe, sfidë kryesore në këtë cikël zgjedho është votimi biometrik. Këshillat zgjedhor në rrethin e parë janë përballur vazhdimisht me probleme gjatë zbatimit të votimit biometrik.

    Përndryshe, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për vëzhgim në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale ka akredituar 1598 vëzhgues, prej të cilëve 1220 vendorë dhe 368 të huaj, si dhe 10 gazetarë të huaj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Merkel gati për pension

    Lajmi i rradhës

    MPB edhe sot do të lëshojë letërnjoftime, me qëllim për të pasur mundësinë e votës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë